Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vogëlushi plagoset në aksident e bie në koma, familja shqiptare dhuron organet e tij
English

Vogëlushi plagoset në aksident e bie në koma, familja shqiptare dhuron organet e tij

Mësime për jetën dhe për humanizmin ka dhënë familja shqiptare duke dhuruar organet e të birit që ishte në gjendje koma. Ndiqni raportin special të korrespondentit të NOA

Korfuz, Patra, 30 Tetor 2010 NOA – Mësime jete dhe humanizmi ka dhënë një familje shqiptare që jeton në Korfuz të Greqisë, pasi ka dhuruar organet e djalit trevjeçar që ishte në gjendje koma, duke u bërë kështu një shembull për t’u lavdëruar nga shoqëria kudo që ajo ndodhet.

Prindërit e djalit vetëm tre vjeçar që ishte në gjendje të rëndë për shkak se ishte plagosur seriozisht në një aksident rrugor, vendosën të dhurojnë organet e tij, ndërsa mjekët në Spitalin Universitar të Fëmijëve në Patra, bënë përpjekje të ankthshme për ta mbajtur në jetë.

Vogëlushi iku nga kjo botë vetëm pasi sapo kishte mbushur tre vjeç, por ai dhuroi jetë te moshatarë të tij.

Drejtori i spitalit shtetëror të Patrës, Panajotis Gumas deklaroi se fëmija i mbërritur nga spitali i Korfuzit, ishte klinikisht i vdekur.

Megjithatë procedura dihet se është në dorë të prindërve të vendosin nëse duan ta mbajnë gjallë për një kohë të pacaktuar dhe pse s’kanë shpresa për rikthim në jetë normale, apo të dhurojnë organet e tij.

Familja shqiptare zgjodhi pikërisht këtë të dytën dhe vendosi që të voglit t’i ndërpritej mbajtja në jetë.

Zemra e të voglit u dërgua në Gjermani ku një fëmijë moshatar me të voglin që u nda nga kjo botë të enjten, mori zemrën e tij dhe para disa orësh, mbrëmjen e së Premtes, u konfirmua se operacioni doli me sukses dhe ai do të jetojnë normalisht falë zemrës që iu dhurua.

Ndërkaq, organet e tjera të vogëlushit u shpërndanë nëpër spitale të ndryshme të Greqisë për fëmijë që janë në listat e pritjes për dhurim organesh të ndryshme.

Ngjarja e pazakontë po komentohet gjerësisht nga mediat greke duke theksuar faktin se prindërit shqiptarë dhuruan pa asnjë shpërblim organet e të voglit.

n.s/e.r/NOA

KOMENTE