Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berluskoni për skandalin e radhës: E dua jetën dhe femrat!
English

Berluskoni për skandalin e radhës: E dua jetën dhe femrat!

Romë, 30 tetor, NOA – Ndërsa është përfshirë në një skandal të ri seksual në mediat italiane, me një minorene marokene, të cilës i jepte 5 mijë euro për çdo takim, edhe pse nuk bëri kurrë dashuri me të, kryeministri italian Silvio Berluskoni, nuk duket të jetë shqetësuar fort për këtë gjë.

“Unë e dua jetën dhe i dua femrat, ky është stili im i të jetuarit dhe nuk kam për ta ndryshuar”, tha ai para mediave lidhur me akuzat e radhës.

Duke shtuar se ajo që ka dashur ishte vetëm ta ndihmonte vajzën e re, e cila kishte një fat tragjik dhe asgjë më shumë se kaq.

Vajza marokene e quajtur Ruby, ka deklaruar sesi për çdo takim me Berluskonin, në shtëpinë e tij në Arcore, ai i jepte 5 mijë euro.

Ajo që dihet me siguri nga prokurorët, është se gjithsesi, kryeministri në këto festa kur e ftonte që ajo të ishte e pranishme, nuk ka kryer kurrë marrëdhënie seksuale me të.

n.e/NOA

KOMENTE