Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
CEZ: 5 ditë ndërprerje energjie në tërë vendin
English

CEZ: 5 ditë ndërprerje energjie në tërë vendin

Tiranë, 30 tetor, NOA – Për një periudhë 5-ditore, në të gjithë vendin do të shënohen ndërprerje të energjisë elektrike, lajm ky i bërë me dije nga kompania çeke CEZ, e cila e lidh atë me punimet që do të kryhen në linjën Elbasan-Kashar.

Konkretisht, Operatori i Sistemit të Transmetimit për pesë ditë me radhë, do të punojë për shtrirjen e përcjellësit të linjës 400 kilovolt Elbasan-Kashar, gjë e cila do të shkaktojë edhe stakimin e përkohshëm të dy linjave 220 kilovolt dhe disa linjave prej 110 kilovolt të energjisë elektrike.

Siç mësohet, ndërprerja e energjisë elektrike do të fillojë që nga dita e sotme, duke vijuar me luhatje të furnizimit për gjithë vendin deri në datën 3 nëntor, kur edhe do të shënohet përfundimi i procesit të lartpërmendur.

Konkretisht, stakimet e energjisë elektrike do të fillojnë të kryhen nga ora 07:30 deri në orën 17:00 dhe do të prekin kryesisht zonat rurale dhe periferike të vendit.

Në një kohë që Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka njoftuar se do të angazhohet të marrë të gjitha masat për të siguruar furnizimin me energji të institucioneve me rëndësi jetike.

n.e/NOA

KOMENTE