Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Etnokulturë/ Manastiri i Zvërnecit, kërkon ndërhyrje
English

Etnokulturë/ Manastiri i Zvërnecit, kërkon ndërhyrje

I cilësuar si një ndër perlat religjioze që ende qëndron në këmbë, Manastiri i Zvërnecit, po shket vajtueshëm nën peshën e dhimbjes erozionit mos vënies dorë dhe shpresës që tek shqiptarët vdes e fundit. Nuk ka dhimbje më të madhe për njerëzit që merren me trashëgiminë kulturore kur shikojnë gjendjen në të cilën është katandisur ky objekt monumental.

Nga Gëzim Llojdia

Një ndër udhëtimet më të rëndësishme të kësaj jave, ishte vajtja në një ndër qendrat religjioze që mban përmbi supe një histori. Gjendja e saj tejet e trishtueshme, po shpie drejt rrënimit një ndër monumentet historike fetare me peshë në rajonin e Vlorës, kryesisht në gjirin e Nartës.

I cilësuar si një ndër perlat religjioze që ende qëndron në këmbë, Manastiri i Zvërnecit, po shket vajtueshëm nën peshën e dhimbjes erozionit mos vënies dorë dhe shpresës që tek shqiptarët vdes e fundit.

Nuk ka dhimbje më të madhe për njerëzit që merren me trashëgiminë kulturore kur shikojnë gjendjen në të cilën është katandisur ky objekt monumental.

Vetëm 13 km nga qyteti i Flamurit gjendet kjo vepër që ka rëndësi dhe peshë në objektet e kultit dhe të historisë së ndërtimit arkitekturor në rajonin e Vlorës.

Gjiri i Nartës në perëndim të qytetit ka një ndër ishujt magjepsës me një bukuri të jashtëzakonshme. Aty gjendet manastri i Zvërnecit.

Manastiri “Fjetja e Hyjlindëses”

Sipas studiuesit të saj, prof.dr. Aleksandër Meksit, kisha e Shën-Mërisë së Manastirit të Zvërnecit është e tipit "kryq i lirë" me kupolë. Ajo mbart në vetvete dy faza ndërtimi, duke u veçuar në pjesën e vjetër dhe atë të re. E vjetra përbëhet nga Naosi (salla) dhe Narteksi (parasalla). Naosi ka formën e një kryqi të lirë, ku krahët lindore dhe perëndimore janë më të gjatë se krahët jugore dhe veriore. Ai përbëhet nga absida, një protezës gjysmërrethore dhe diakonikoni. Pjesën më të madhe të tij e zë tamburi me kupolën, i cili është ndërtuar me gurë e copa tullash të vendosur me llaç midis tyre. Narteksi është pjesa tjetër e ndërtimit të vjetër që përfaqësohet nga një zgjatim katërkëndor. Ndërsa pjesa më e re e kësaj kishe përbëhet nga ekzonarteksi (Portiku) dhe këmbanorja. Ekzonarteksi është ndërtuar me të njëjtën teknike si pjesa e vjetër e kishës dhe është shtuar më vonë. Fasada e tij përbëhet nga shtatë harkada të mbështetura në gjashtë kolona, të cilat janë ndikim i arkitekture romake në atë bizantine. Në pjesën perëndimore të kishës ndodhet këmbanorja, e cila mund të jetë e të njëjtës kohë ndërtimi me ekzonarteksin.

Rrënimi

Nëse themeluesi i jetës manastiriale thuhet në një broshurë Pakomi i cili lindi dhe jetoi në Egjipt gjatë shekullit IV. Ai krijoi komunitetin e parë të njerëzve, që jetonin të veçuar dhe i përkushtoheshin vetëm besimit. Këta njerëz u quajtën murgj dhe jetonin në kuvende, nga ku i largoheshin jetës së përditshme dhe kërkonin në vetmi paqen dhe qetësinë. Ata kishin si detyrë kryesore që ti luteshin zotit së bashku kurse pjesën tjetër të kohës e kalonin duke ju përkushtuar zejeve, shkrimit të librave, kopjimit të traktateve, veprimtarive të tjera, etj.

Duke e njohur si praktike qëllimin se çfarë ishin manastiret në literaturë citohet kështu Manastiri është një institucion i veçantë që vepron brenda kishës si organizatë fetare zyrtare. Mirëpo cili ishte objekti dhe përse shërbente ai? Ai përbëhet nga një objekt në formë katërkëndëshi ku në qendër të tij është vendosur kisha, e cila zakonisht mban emrin e një figure të Panteonit Kristian. Kisha rrethohet nga një oborr i gjerë rreth të cilit janë vendosur një kishëz më e vogël, banesat e murgjve, mensa (trapezeria), punishtja, depot, stallat, etj. Manastiret ndërtoheshin në vende të veçuara, dhe të mbrojtura larg qendrave të banuara.

Çfarë po e bren objektin?

Qysh në hyrje të tij do të ndeshësh gjurmët e një restaurimi që është kryer në vitin 2003 ,shenjë e cila shfaq qartazi mënyrën se ky lloj restaurimi është kryer nga njerëz aspak profesionist. Pllaka guri të vendosur me një shtresë llaci që me ngjyrë të verdhë ku domini I grisë ishte zhdukur. Një shtresë pllakash majolike me ngjyrë të kuqe ishte filluar të shtrihej në dyshemenë e pjesës së jashtme të tij, por që ishte lënë ndërkaq. Ka pasur një ndërhyrje nga DRMK dhe është bërë mirë sepse shtresa e pllakave bashkëkohore do të mbulonte gjurmët e historisë shumë shekullore, që ruan manastiri. Madje ato pllaka mund të hiqen për efekt sepse kanë krijuar një shëmti dhe shenjë të një pune që tregon pjesën e shëmtuar të sajën. Manastiri ruan bukurin e tij në formën origjinale ashtu sikurse ai u rezistoi kohëve me mjegull dhe shekujve të jetës së tij.

4 kolona kryesore janë të degraduar deri në shkallën e fundit. Duke njohur përbërjen e tyre rreziku që shtohet bëhet edhe më prezent ngase ditët kalojnë dhe restaurimi I objektit s’duket fare në horizont .Madje kjo bëhet kryesore duke njohur edhe faktin që këto kolona kërkojnë ndëryrhje të menjëhershme sidomos nga specialistët e monumenteve për t’i rikthyer ato në pozicionin e tyre fillestar. Gjurmët e restaurimit të ndërhyrjes rreth 7 vjet më parë shfaqen qartazi si punime të kryera jo me cilësi dhe jashtë parametrave.

Ndërhyrjet që janë kryer nga personeli që aktualisht zotëron pronësinë dhe kryen rituale fetare janë të dhimbshme. Kabllo, që përshkojnë që dalin e hyjnë kudo. Në këtë thesar që ende ruhet I tillë duhet të ndërhyhet me projekt restaurimi.

Si pronësi është e kishës por duke qenë një monument kulture ai kërkon një ndërhyrje te specializuar në një kohë të shpejt marrë si shenjë edhe nga vizitueshmëria e madhe e frekuentimit në rituale fetare por më shumë nga vizitat turistike të qindra të huajve që e kanë të regjistruar nëpër guida turistike. Ky monument kërkon ndërhyrjen e shtetit për të nxjerre një fond të nevojshëm për punime restaurues dhe mirëmbajtje objekti. Krahas kësaj fondi duhet të përshkojë edhe varrin e qëndistares së Flamurit Margo Pozio.

Në të djathtë të manastirit, ku gjenden varrezat

Aty gjendet ndoshta sipas të dhënave është varrosur Marigoja në vitin 1932. Ka edhe një gojëdhënë që letra e një të afërmi ka nxitur autoritete e kohës të gjejnë varrin e Marigosë, i cili gjendej brenda manastirit në të djathtë të tij poshtme kishte një kryq hekuri te ngulur ne toke. Ndërkaq duhet që pastrimi i vegjetacionit përreth këtij objekti të bëhet ndoshta edhe 4 herë në vit ,duke njohur faktin e zhvillimit të madh të vegjetacionit në këtë zonë bregdetare. MTKRS duhet të nxjerre fonde për këtë vepër dhe në bashkëpunim me institucionin religjioz që e ka në përdorim do të mund të bëjnë restaurimin në kohë për ti ruajtur thesarët e kësaj trashëgimie kulturore. Manastiri i Zvërnecit aktualisht ka dy funksione të rëndësishme.

Në të këtë objekt kryhen ritual fetaret ndër më të përmendurat është 15 gushti ditëlindjen e Shën Mërisë e cila festohet qysh nga mbrëmja dhe fjetja në territorin e ishullit pas ritualeve të shumta të kishës dhe shoqërimi në mëngjes me degën e dafinës. Funksioni tjetër është turizmi kulturor që tërheq mjaftë vizitorë. Mirëpo ka nevojë për restaurim edhe ura që mund të jetë 1km ndërtuar prej druri e cila lidh dy brigjet përmes lagunës në ishull për te manastiri. Duhet përmendur edhe një fakt që shumë organizime shoqatash kanë realizuar projekte për këtë lagunë e pasuri etnokulturore mirëpo gjurmët që ato kanë lënë edhe këtu ne ishull janë vetëm ndonjë pllakate dhe më shumë prej tyre asgjë. Një bashkëpunim mes dy palëve do të ketë prioritet për të ardhmen e këtij objekti historik.

NOA

KOMENTE