Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Lëvizja Vetëvendosje! prezanton programin politik
English

Lëvizja Vetëvendosje! prezanton programin politik

Prishtinë, 30 tetor, NOA - Lëvizja Vetëvendosje! prezantoi programin e saj politik, gjatë një tubimi me qytetarë, i cili u mbajt në amfiteatrin e Pallatit të Rinisë. Tubimin e hapi Albin Kurti, i cili shpalosi një pjesë të programit politik të Lëvizjes. Duke pohuar se “Vetëvendosja është e drejtë e popullit, por njëkohësisht është edhe mënyrë e të bërit politikë. Prandaj vetëvendosja nuk është vetëm një ide për të cilën mund të mendosh, por është edhe ide nëpërmjet të cilës mund të mendosh”.

“Ne besojmë që shteti është sovran, por po ashtu ne besojmë që populli është burimi i sovranitetit. Një popull është sovran nëse e ka të drejtën për vetëvendosje dhe e drejta për vetëvendosje është liria politike e popullit. Që populli të vendos çdo herë për gjithçka ashtu siç di, që është më së miri për veten e tij”, tha më tej Kurti.

Duke shtuar se Lëvizja që ai drejton, paraqet tani një program politik, po ashtu të fuqishëm si asnjëherë më parë.

“Lëvizja Vetëvendosje! angazhohet që populli i Kosovës ta ketë të drejtën e vetëvendosjes edhe në aspektin e brendshëm edhe të jashtëm të saj. Por njëkohësisht kjo nënkupton që ne vetë duhet t'i kontrollojmë resurset tona natyrore dhe kapacitetet zhvillimore, të cilat duhet të vihen në funksion të mirëqenies së qytetarëve të Kosovës. Ndërkaq, aspekti i jashtëm i të drejtës për vetëvendosje nënkupton që Kosova duhet ta ketë të drejtën e vet për ushtri si kapacitet mbrojtës për popullin e saj dhe që Kosova duhet ta ketë të drejtën që t'i bashkohet Shqipërisë”, përfundoi Kurti.

n.e/NOA

KOMENTE