Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS, Berishës: Dështove në integrimin e vendit, largohu!
English

PS, Berishës: Dështove në integrimin e vendit, largohu!

Tiranë, 30 tetor, NOA – Pak minuta pas deklaratës së kryeministrit Sali Berisha nga Marikaj, reagoi edhe selia rozë përmes anëtares së Asamblesë Kombëtare të saj, Megi Ajtyresa, e cila i kujtoi kryeministrit se vizat i hoqi Evropa dhe jo qeveria, e cila vodhi votat për të vjedhur Shqipërinë.

Ajtyresa theksoi në një konferencë të shkurtër për shtyp se “Sali Berisha e ka fajin që krimi dhe korrupsioni bllokuan integrimin e Shqipërisë duke sjellë refuzimin e BE për statusin e vendit kandidat”.

Andaj në këtë kontekst, sipas Ajtyresës kryeministri dështoi e s’i mbetet tjetër rrugë, përveçse të largohet nga pushteti.

Anëtarja e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, Megi Ajtyresa e përfundoi reagimin nga selia rozë me thirrjen se “Shqipëria do transparencë, drejtësi, zhvillim”.

Pak para reagimit të Partisë Socialiste, kryeministri Sali Berisha tha nga Marikaj ku inauguroi ujësjellësin e ri se liberalizimi i vizave ishte meritë e qeverisë shqiptare.

Më tej shefi i qeverisë siguroi opozitën se po shqyrtonte me vëmendje ofertën e opozitës dorëzuar nga Edi Rama në tryezën e parë për reformën zgjedhore duke e garantuar atë, se do t’i kthente përgjigje të henën, në 1 nëntor.

mit/NOA
KOMENTE