Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shtrenjtimi i Mlladiçit – marketing i shtetit
English

Shtrenjtimi i Mlladiçit – marketing i shtetit

Beograd, 30 tetor, DW - Rritja e shpërblimit për informim rreth vendndodhjes se Ratko Mlladiçit në dhjetë milionë euro është një performancë tjetër marketingu për publikun vendas dhe të huaj, mendojnë analistët.

Vendimi i qeverisë serbe nuk do të ketë asnjë lloj ndikimi në zbulimin e Ratko Mlladiçit apo në stimulimin e informuesve të mundshëm se si do të mund të arrestohej Mlladiçi, vlerëson për Deutsche Wellen analisti ushtarako-politik, Ljubodrag Stojadinoviç, sipas të cilit problemi nuk është në rritjen e vlerës së shpërblimit por krejt diku tjetër.

“Problemi fshihet në atë se qeveria nuk i ka nën kontroll shërbimet sekrete në përgjithësi. Nuk i kontrollon atje, në domenin ku e kanë monopolin e informatave: shërbimet serkete nuk janë të reformuara, ato konsiderojnë edhe më tej se kanë monopol jo vetëm në informata por edhe në sistemin e vlerave: në atë se kur dhe çka është e dobishme për shtetin".

Marketing për bashkësinë ndërkombëtare

Qëllimi i qeverisë serbe është që në këtë mënyrë t´i dërgohet mesazhi bashkësisë ndërkombtare se si po punohet që të arrestohet Mlladiçi, thotë për programin e DW-së Dragan Popoviç, drejtor i Qendrës për Politikën Praktike. Është vështirë të besohet se ekziston dikush i cili do të zbulonte Mlladiçin për dhjetë milionë euro e nuk do ta zbulonte për një milionë euro.

“Mendoj se nuk jemi fare afër arrestimit të Mlladiçit, për shkak se është rritur vlera e shpërblimit. Dhe prapë, këtë do duhej ta kuptojmë si një lloj marketingu që po e bën qeveria e Serbisë. Nëse e gjithë kjo do të rezultonte në arrestimin e Mlladiçit, unë do ta mbështes edhe këtë marketing të qeverisë se Serbisë. Por, vërtet nuk besoj se kjo do të ndikojë në arrestimin e tij”, - thotë Popoviç, sipas të cilit për zbulimin e Ratko Mlladiçit para së gjithash duhet një punë e vështirë dhe e koordinuar mirë e shërbimeve sekrete. Shteti serb është i obliguar të informojë qytetarët nëse ka pasur pengesa dhe pse ka pasur pengesa në punën e atyre shërbimeve.

“Kemi lexuar këto ditë dhe në periudhat e kaluara për mosmarrëveshjet e ndryshme të sigurimit sekret ushtarak dhe sigurimit sekret civil, se si njëri shërbim sekret ka përmbysur punën e tjetrit…Edhe pse këto informata sigurisht nuk janë tërësisht të sakta, ato na flasin se mungon prania e një komunikimi të mirëfilltë dhe e koordinimit në mes të gjithë këtyre shërbimeve të fshehta”, thotë Popoviç.

Mlladiçi tash 15 vjet larg drejtesisë

Aktakuza e parë kundër Mlladiçit u ngrit para 15 vjetesh (25.7.1995). Në maj të vitit 2010, Gjykata Ndërkombtare e Drejtësisë në Hagë propozoi ndryshimin e aktakuzës, sipas të cilës mbi Mlladiçin rëndojnë 11 pika për gjenocid. Komandanti i atëhershëm i Ushtrisë së Republikës Srpska, është fajësuar në dy pika për gjenocid kundër popullsisë jo serbe në Srebrenicë dhe në tetë komunat e tjera të Bosnjë-Hercegovinës, ndërsa në nëntë pika të tjera: për asgjësim, persekutim, vrasje, deportim dhe trajtim çnjerëzor, terrorizëm, sulme të paligjshme ndaj civilëve si dhe marrje peng të ndërkombëtarëve. Gjykata propozoi poashtu edhe gjykimin e përbashkët të Mlladiçit dhe të Karagjiçit, nëse Mlladiçi do të arrestohej në kohën e paraparë. Mlladiç dhe Karagjiç kanë qënë në krye të ndërmarrjes së përbashket kriminale me qëllimi i të dëbimit permanent të muslimanëve dhe kroatëve nga territoret të cilat boshnjakët serb pretendonin se ishin të tyre.

Kryeprokurori i tribunalit të Hagës, Serzh Bramerc gjatë vizitës më të fundit në Beograd pat thënë se është “optimist i matur”.

“Ende nuk ka arsye të besoj se Mlladiçi është jashtë Serbisë. Këtë përshtypje e ndajnë të gjithë bashkëbiseduesit e mi”, - pati deklaruar Bramers, sipas të cilit optimizmi se pas arrestimit të Radovan Karaxhiçit me 2008 do të arrestohej edhe Mlladiçi nuk është justifikuar dhe se duhet të analizohet detajisht se përse nuk është bërë arrestimi?

Drejtoresha e Qendrës për Studime Euroatlantike Jelena Miliç për Deutsche Wellen thotë se Serbia nuk ka bërë sa duhet për të hetuar vendnodhjen e Mlladiçit.

“Sa më shumë kalon koha, mënyra se si Beogradi e trajton sipërfaqësisht problemin e Srebrenicës e veçanërisht, mënyra se si trajton fatin e ushtarëve të vdekur në kazermën në Topçider, në të cilën tashmë është e sigurt se ata nuk janë vrarë mes vete e as nuk janë vetvrarë, si dhe fatin e ushtarëve të cilët për kohë të shkurtër janë vrarë në kazermën e Leskovcit, flasin se në Serbi ekzistojnë strukturat që nuk dëshirojnë që të vihet kontroll demokratik mbi forcat e armatosura“, thotë Miliç.

Serbia deshiron të arrestojë Mlladiçin, por…

Sipas ekspertit ushtarak Aleksander Radiç, qeveria e Serbisë dëshiron të arrestojë Mlladiçin por ndeshet në murin e së kaluarës. “Nuk është larg koha kur Mlladiçi dhe bashkëpunëtorët e tij kanë pasur mbështetjen e fortë të strukturave shtetërore dhe megjithatë, kjo kohë ka mjaftuar për t´u përgatitur për veprim në ilegale“, vlerëson Radiç për Deutsche Wellen duke shtuar se lufta ka formuar struktura të forta paralele të sigurisë të cilat kanë pasur bashkëpunim edhe me krimin e organizuar dhe me këtë edhe burime të cilat ua mundësojnë veprimin të papenguar.

Ndërkohë, familja e Ratko Mlladiçit ka kërkuar shpalljen e tij si të vdekur. Por, Tribunali i Hagës thotë se ai është gjallë dhe se „arrestimi i tij është prioriteti me i madh i kësaj gjykate“.

Deutsche Welle

KOMENTE