Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
EUROPOL: Pas heqjes së vizave, krimi i organizuar do të importohet nga Ballkani në BE
English

EUROPOL: Pas heqjes së vizave, krimi i organizuar do të importohet nga Ballkani në BE

Bruksel, 31 tetor, NOA - Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësime lidhur me importin e krimit nga Ballkani në vendet anëtare, me liberalizimin e vizave.

Një raport të EUROPOL, organizata përgjegjëse për bashkërendim të aktiviteteve të policive të vendeve anëtare, vlerëson si serioze situatën e vendeve të Ballkanit dhe shtrirjen e aktiviteteve kriminale në eurozonë.

“Ballkani jo vetëm që paraqet zonë transitore, por imponohet edhe si burim i madh i grupeve kriminale, të cilat pas liberalizimit të vizave, veprimin e shtrijnë në qendrat evropiane”, thuhet në raportin e EUROPOL.

Nw raport bëhet thirrje që vendet e Ballkanit duhet të angazhohen për bashkëpunim më efikas dhe më të mirë ndërshtetëror dhe në relacion me vendet e BE-së.

BE nga fillimi i këtij viti ka miratuar formimin e njësisë së re të EUROPOL e cila do të ballafaqohet me krimin që vjen nga Evropa Juglindore.

“Ballkani vlerësohet si një nga rajonet e ndjeshme për interesat e BE-së si dhe një territor transitor por edhe burim i disa llojeve të paraqitjeve të krimit të organizuar. Andaj ne kemi parapërgatitur struktura të reja në kuadër të EUROPOL për t`u ballafaquar me këto sfida”, ka theksuar Lazlo Sago nga EUROPOL.

Komisioni Evropian ka rekomanduar në raportet e vazhdueshme vjetore që vendet aspirante në BE duhet të intensifikojnë luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Edhe raporti i radhës i KE-së për një pjesë të konsiderueshme të vendeve të Ballkanit Perëndimor e nënvizon problemin e krimit të organizuar dhe korrupsionit. NOA/INA

KOMENTE