Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Finalja magjike e Formula 1, gati shorteu për 4 fitues
English

Finalja magjike e Formula 1, gati shorteu për 4 fitues

Tiranë, 1 Nëntor 2010 NOA - Vodafone Albania hedh nesër shorteun për përzgjedhjen e 4 abonentëve që do të përjetojnë një eksperiencë magjike në finalen e Formula 1 në Abu Dhabi

Nesër, më 2 Nëntor 2010 ora 12:00 pranë zyrave qendrore të Vodafone Albania do të hidhet shorteu për përzgjedhjen e 4 abonentëve Vodafone që do te kenë mundësinë të përjetojnë Live në Abu Dhabi emocionet e finales së Formula 1 më datë 14 Nëntor 2010.

Të gjithë abonentët Vodafone kanë akoma mundësi të bëhen pjesë e këtij shorteu duke dërguar një SMS pa pagesë me tekst Vodafone në numrin 50057, deri nesër ora 11:59:59, kur loja promocionale do të mbyllet.

Secili nga 4 fituesit e kësaj Loje Promocionale do të përfitojë si çmim nga një paketë të plotë, e cila përfshin: Udhëtimin për në Abu Dhabi, 3 net në një nga Hotelet e mrekullueshme në Abu Dhabi, si dhe biletat për të parë garën e Formula 1 në Yas Marina Circuit në Abu Dhabi.

Shpejtësi, adrenalinë, sfidë e fitore… përgjatë një sezoni spektakolar të Formula F1TM, i cili do të arrijë kulmin me datë 14 Nëntor 2010.

e.r/NOA

KOMENTE