English

Lazio, Reja: Vendi i parë nuk është vetëm fat

Itali, 1 nëntor NOA - Me këmbë në tokë, por dhe ëndërrimtar. Kështu është paraqitur Edy Reja për të komentuar vendin e parë të Lazios në këtë sezon të kampionatit italian të Seria A.

“Deri tani kemi 22 pikë dhe mungojnë dhe 18 të tjera për të arritur kuotën e famshme të 40 pikëve”, - deklaroi ai duke iu referuar shpëtimit të rënie nga kategoria, gjë që për momentin duket e paimagjinueshme në skuadrën kryeqytetase, pasi Lazio qëndron në vend të parë të kampionatit.

“Ky ekip ka vlera mjaft të rëndësishme dhe nuk është vetëm çështje fati që ndodhemi në kryesim”, - shtoi.

Reja ka komentuar dhe në lidhje me sfidën e djeshme ku Juventusi mundi Milanin në San Siro, duke deklaruar se bardhë e zinjtë kanë qenë gjithnjë më superior për sa i përket vazhdimësisë së rezultateve të këtij kampionati.

r.b/NOA

KOMENTE