Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
OKB Shqipërisë: Ndaloni diskriminimin e femrave biseksuale, lesbike e transgjinore
English

OKB Shqipërisë: Ndaloni diskriminimin e femrave biseksuale, lesbike e transgjinore

Uashington, 1 nëntor, NOA - Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe Komiteti i ngritur në kuadër të CEDAË (Konventa për Eliminimin e çdo forme të Diskriminimit ndaj grave dhe vajzave) u kërkon të gjitha vendeve që e kanë nënshkruar atë, përfshirë Shqipërinë, që të ndalojnë me veprime konkrete dhe me vendosmëri, çdo formë të diskriminimit ndaj grave dhe vajzave lesbike, biseksuale dhe transgjinore.

Ky rekomandim i bërë në kuadër të nenit 2 të Konventës (CEDAË) u publikua pas përfundimit të sesionit të 47-të të raportimit periodik, në kuadër të kësaj konvente.

Në këtë sesion, Shqipëria paraqiti një raport zyrtar shtetëror në lidhje me masat që janë ndërmarrë për të ndalur diskriminimin ndaj grave.

Por bashkë me këtë raport zyrtar, para Komitetit të OKB organizatat e shoqërisë civile paraqitën raportin e tyre “hije”, sipas të cilit rezulton, - ndër të tjera, - se probleme të papranueshme me diskriminimin kanë sot në Shqipëri sidomos gratë lesbike, biseksuale dhe transngjinore.

Për këtë arsye, Komiteti i CEDAË i kërkon Shqipërisë që si shtet anëtar që ka nënshkruar Konventën “të deklarojë me veprime konkrete opozicionin e vet ndaj çdo forme të diskriminimit ndaj grave dhe vajzave”.

“Në këtë kontekst”, thuhet në rekomandimin e OKB-së, “të gjitha vendet anëtare duhet t’i përshtatin politikat e tyre që e ndalojnë diskriminimin dhe këtë gjë duhet ta bëjnë me të gjitha mjetet e mundshme dhe pa humbur kohë”.

OKB argumenton se diskriminimi që u bëhet grave dhe vajzave për shkak të orientimit të tyre seksual dhe për shkak të identitetit gjinor, është i ndërlidhur me faktorë të tjerë që ndikojnë direkt në jetën e këtyre anëtareve të shoqërisë, siç janë raca, etnia, besimi apo feja, etj.

n.e/NOA

KOMENTE