English

Për herë të parë një grua presidente e Brazilit

Brazil, 1 nëntor, NOA - Për herë të parë në historinë e Brazilit është një grua në postin e presidentes. Politikania me orientim të majtë dhe kandidatja e Partisë qeverisëse Punëtore, Dilma Rousseff ka arritur në balotazh të fitojë 55,39 për qind të votave.

Kandidati konservator i opozitës, ish-guvernatori i Sao Paulos, Jose Serra, sipas të dhënave të Komisionit Zgjedhor ka fituar 44,61 për qind. 62 vjeçarja Rouseff në fillim të janarit do të zëvendësojë presidentin Luiz Inacio Lula da Silva, i cili pas tetë vjetësh në këtë post nuk kishte të drejtë të kandidonte më për këtë detyrë.

Ai e kishte zgjedhur Rousseff-in në vitin 2003 si ministre e Energjisë në qeverinë e tij, më pas në 2005 u vu në detyrën e kryeministres dhe sistematikisht erdhi deri në postin e pasardhësit të tij. Në të ardhmen Lula da Silva do të jetë si këshilltar i ngushtë e presidentes.

NOA/DV

KOMENTE