Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
BE, kritikë politikës: Ngërçi po ju hap probleme dhe bllokim institucionesh
English

BE, kritikë politikës: Ngërçi po ju hap probleme dhe bllokim institucionesh

English Version Below

Tiranë, 2 Nëntor 2010 NOA - Delegacioni i Bashkimit Evropian lëshoi sot një deklaratë në emër të Shefave të Misioneve të Bashkimit Evropian në Shqipëri, ku kritikon politikën tonë se me ngërçin e tejzgjatur po bllokon institucionet.

Shefat e Misioneve të Bashkimit Evropian deklaruan se “BE është mjaft i shqetësuar për ndikimin që ngërçi politik ka në funksionimin e institucionit të Avokatit të Popullit”.

“Bashkimi Evropian u bën thirrje të gjitha partive politike të procedojnë në mënyrë urgjente me emërimin e Avokatit të ri të Popullit. Ngërçi politik nuk duhet të pengojë miratimin nga ana e Parlamentit të reformave dhe masave që janë në interes të Shqipërisë dhe qytetarëve të saj”, - vijon deklarata.

Kurse më tej apelohet: “Bashkimi Evropian u bën thirrje autoriteteve shqiptare të marrin masat e nevojshme për të garantuar vënien në zbatim ashtu siç duhet të ligjit kundër diskriminimit të miratuar nga Parlamenti në shkurt të vitit 2010, përfshirë këtu edhe mbështetjen me burime të mjaftueshme financiare dhe njerëzore për Komisionerin për Mbrojtjen nga Diskriminimi”.

Në deklaratë, Shefat e Misioneve të vlerësojnë se “respektimi i vlerave të demokracisë dhe të drejtave të njeriut është një nga parimet kryesore udhëheqëse në marrëdhëniet mes Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë, siç përcaktohet në Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit”.

Kurse vlerëson se “mbrojtja e të drejtave dhe lirive themelore duhet të arrihet me një konsensus politik mbi interesat partiake dhe është e nevojshme që ajo të promovohet nga të gjithë aktorët e shoqërisë shqiptare”.

Shefat e Misioneve të Bashkimit Evropian përshëndesin rolin që kanë luajtur institucionet kombëtare të të drejtave të njeriut dhe OJQ-të për të siguruar të drejtat e njeriut për të gjithë pa asnjë lloj dallimi.

Kurse shprehen se vënia në zbatim e legjislacionit dhe strategjive ekzistuese është faktor kyç në konsolidimin dhe garantimin e këtyre të drejtave.

e.r/NOA

English Version

KOMENTE