Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Identifikohen gjashtë të rinj, kërcënonin me thikë e vidhnin qytetarët në bulevard
English

Identifikohen gjashtë të rinj, kërcënonin me thikë e vidhnin qytetarët në bulevard

Tiranë, 2 nëntor, NOA – Duke kërcënuar e trembur qytetarët me nxjerrjen e thikës, gjashtë persona të dyshuar për kryerjen e disa vjedhjeve me dhunë në bulevardin kryesor të kryeqytetit janë vënë në prangat e policisë së Tiranës.

Burime nga kjo polici bënë të ditur se falë një hetimi intensiv u identifikuan dhe arrestuan dje në mbrëmje gjatë operacionit të koduar “Bulevard”, 19 vjeçari Rizvan Elez Suma, 18 vjeçari Ramazan Ajet Krasniqi, 18 vjeçari Edmond Hysni Gaxha, 16 vjeçari me iniciale H.N, 20 vjeçari Elton Mehmet Ceka dhe 16 vjeçari me iniciale E.C, që të gjithë banues në zonën e Kamzës në periferi të kryeqytetit.

Policia e kryeqytetit informoi se falë një hetimi dy mujor rezultoi se gjashtë shtetasit në fjalë në bashkëpunim me njëri-tjerin në kohë e vende të ndryshme, kanë realizuar vjedhjen me dhunë, nën kërcënimin e armës së ftohtë thikë, të disa shtetasve, kryesisht në zonat e Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, pranë ish parkut Rinia në zonën ku ndodhet Tajvani, në rrugën “Myslym shyri”, etj.

Të gjashtë të arrestuarit janë implikuar në vjedhjet e mëposhtme:

Më datë 31 tetor 2010, në afërsi të rrugës së “Elbasanit” në Tiranë i kanë vjedhur me dhunë një shtetasi sendet e tij personale.

Po më këtë ditë, autorët e dyshuar kanë realizuar vjedhjen me dhunë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” të një shtetaseje, duke i vjedhur një sërë bizhuterish.

Më datë 20 tetor 2010, në afërsi të rrugës së Elbasanit, kanë realizuar vjedhjen me dhunë duke i shkaktuar plagë një shtetasi.

Më datë 17 shtator 2010, në rrugën “Myslym Shyri, kanë vjedhur me dhunë një shtetas duke i marrë varësen dhe byzylykun, duke i shkaktuar kështu dëmtime trupore.

Më datë 29 tetor 2010 në afërsi të kompleksit Tajvan, i kanë vjedhur një shtetasi me dhunë dhe nën kërcënimin e thikës sendet personale, si dhe disa bizhuteri.

Në cilësinë e provës materiale, shtetasve u janë sekuestuar një sërë bizhuterish, një sasi parash si dhe disa thika, të cilat dyshohet se autorët i përdornin për të realizuar këto vjedhje me dhunë.

Ndërkohë, policia po vazhdon punën hetimore në bashkëpunim me të gjitha strukturat e hetimit të krimit të Policisë së Tiranës, për të dokumentuar edhe të tjera vjedhje të realizuara nga ky grup kriminal.

Materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të gjashtë të arrestuarve do t’i kalojnë Prokurorisë së Tiranës, për konsumimin e veprës penale të vjedhjes me dhunë e kryer në bashkëpunim.

mit/NOA
KOMENTE