Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mjaft”: Të mos hiqen abonetë për shtresat në nevojë
English

"Mjaft”: Të mos hiqen abonetë për shtresat në nevojë

Tiranë, 2 nëntor, NOA - Lëvizja “Mjaft” ka treguar shqetësimin e saj mbi problematikën më të fundit që ka prekur shtresën më në nevojë të shoqërisë, invalidët dhe veteranët e luftës.

“Kjo shtresë e cila është më e përvuajtura në shoqërinë tonë, tanimë i është mohuar edhe një nga të paktat përfitime që ata kishin për të përfituar falas abonenë për transportin publik”, citon deklarata.

“Mjaft” shton më tej se “duke menduar që ky është një nga karakteristikat më normale të shoqërive të civilizuara të botës drejt të cilave ne aspirojmë, paaftësia e institucioneve për të gjetur një zgjidhje të menjëhershme për këtë situate e bën edhe më të turpshme për politiken shqiptare”.

Duke sqaruar se “është e patolerueshme që politika shqiptare të gjejë kohë pafund për shfaqje teatrore në parlamentin shqiptarë, por sakaq nuk gjen dot asnjë hapësire për të debatuar për problemin e rreth 40 mijë invalidëve dhe veteranëve të luftës”.

“Lëvizja Mjaft! u bën thirrje të gjitha institucioneve përgjegjëse: Bashkisë së Tiranes, Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Ekonomisë, Transportit dhe Energjetikes, që të gjejnë një zgjidhje imediate për këtë problem. I kujtojmë drejtuesit e këtyre institucioneve që këto janë grupe të cilat janë anëtarë me të drejta të plota të kësaj shoqërie dhe si të tillë duhet të trajtohen me respekt e dinjitet dhe jo të shndërrohen në viktima të luftës politike”, përfundon deklarata e “MJAFT”.

n.e/NOA

KOMENTE