Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama: Berisha vetëm improvizon, harxhoi miliona euro për Piramidën si Teatër
English

Rama: Berisha vetëm improvizon, harxhoi miliona euro për Piramidën si Teatër

Tiranë, 2 nëntor, NOA Update – “Ndërtimi i parlamentit të ri tregon mënyrën e të konceptuarit sesi ju qeverisni, me improvizime, të kushtueshme madje, siç ishte konkursi i hershëm ndërkombëtar për Piramidën. Pse u hoq dorë nga ai projekt? Pse mblidhemi këtu pas vitesh për një ide tjetër?”.

Kështu iu drejtua kryeparlamentares kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, gjatë fjalës së mbajtur sot në mbledhjen e Komitetit Shtetëror për Kuvendin e Ri, duke shtuar se ishte pikërisht ai projekt që i jepte Shqipërisë një Kuvend unik në botë.

Ai vijoi se mazhoranca nuk dallon dot godinën, nga konteksti historik dhe ky përbën një problem.

“Ka edhe një tjetër aspekt. Siç improvizoi sot këtu për parlamentin e ri, ashtu improvizoi atëherë edhe për një projekt për teatër, vetëm për të hequr andej Top Channel, që kushtoi disa milionë euro”, tha ai.

Sipas Ramës, nuk kishin përse të paguheshin miliona euro për të bërë teatër brenda në Piramidë.

n.e/NOA

KOMENTE