Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shpërndahet parlamenti i Kosovës, zgjedhjet e jashtëzakonshme më 12 dhjetor
English

Shpërndahet parlamenti i Kosovës, zgjedhjet e jashtëzakonshme më 12 dhjetor

>> Trokasin zgjedhjet e jashtëzakonshme

>> Mocioni i mosbesimit dhe kriza institucionale

>> Thaçi flet pas rrëzimit të Qeverisë së tij

Prishtinë, 2 nëntor, NOA Update – Presidenti kosovar aktual në detyrë, Jakup Krasniqi, ka deklaruar përmes një konference të posaçme për shtyp se data e mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Republikën e Kosovës, do të jetë 12 dhjetor 2010.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, i cili në të njëjtën kohë ushtron edhe detyrën e kreut të shtetit pas dorëheqjes së ish-presidentit Fatmir Sejdiu, shtoi më pas se është dekretuar dje ligji për zgjedhjet dhe se data 12 dhjetor është konsideruar si më e mundshmja dhe më e afërta për zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Një situatë e tillë është krijuar pasi Kuvendi i Kosovës miratoi kërkesën për mocion votëbesimi ndaj qeverisë së mbetur vetëm me Partinë Demokratike të kryeministrit Hashim Thaçi, e paraqitur nga partia e Aleancës për Kosovën e Re, e kryesuar nga Bexhet Pacolli.

Para këtij akti, ushtruesi i postit të presidentit kosovar në detyrë, Jakup Krasniqi, kishte deklaruar datën e zgjedhjeve të parakohshme, 13 shkurtin e vitit të ardhshëm, por duket se përmbysja e qeverisë Thaçi nga Kuvendi, e detyroi atë të shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme.

n.e/NOA

KOMENTE