English

Sony Ericsson Zeus, disa të reja për këtë playstation-phone

SHBA, 2 nëntor NOA - Shtohen të dhënat në lidhje me Sony Ericsson Zeus, telefonin PlayStation, të cilit iu bënë të ditura karakteristikat e para javën e kaluar. Tipi që paraqitet në fotografi është i pajisur me një sistem operativ Android të versionit 2.2 dhe pse me shumë mundësi ai do ë vijë në treg me version Android 3.0.

Është bërë e ditur se Sony Ericsson Zeus do të ketë një RAM prej rreth 512 MB dhe një memorie 8GB, në mikro-skedat SD. Për tu përmendur është se trashësia e tij arrin në 17 milimetër dhe kjo pasi bën të mundur hapjen me rrëshqitje që nxjerr joypad-in e tij.

r.b/NOA

KOMENTE