Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Basha-Ghaith: Siguria dhe rendi garanci për investimet arabe në Shqipëri
English

Basha-Ghaith: Siguria dhe rendi garanci për investimet arabe në Shqipëri

Tiranë, 3 nëntor, NOA - Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha priti në një takim zëvendësministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe, Khalid Ghanimal Ghaith.

Ministri Basha dhe Gaith vlerësuan nivelin e lartë të bashkëpunimit mes dy vendeve dhe shprehën gatishmërinë për çuarjen përpara dhe konkretizimin e marrëveshjeve të bashkëpunimit dypalësh.

Ministri Basha e informoi funksionarin e lartë të Emirateve të Bashkuara Arabe mbi aspektet kryesore të reformave të qeverisë Berisha, që kanë mundësuar një progres solid të ekonomisë pavarësisht recesionit ekonomik në nivel global.

Basha u shpreh gjithashtu në takim se qeveria Berisha i ka kushtuar një vëmendje të veçantë jo vetëm lehtësirave për investimet e huaja në Shqipëri, por edhe krijimit të një klime sa më të sigurtë për zhvillimin dhe suksesin e tyre.

Zoti Basha tha gjatë takimit me zëvendësministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe, Khalid Ghanimal Ghaith se “Treguesit e rendit dhe sigurisë në vend janë garancia më e mirë për zhvillimin në një klimë më se të sigurtë të investimeve arabe, të cilat janë të mirëpritura në Shqipëri”.

mit/NOA

KOMENTE