Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dule: Berisha po largon nga puna minoritarët grekë dhe sjell militantët
English

Dule: Berisha po largon nga puna minoritarët grekë dhe sjell militantët

Tiranë, 3 nëntor, NOA – Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule ka akuzuar sot qeverinë se po largon padrejtësisht nga administrata publike minoritarët grekë duke vënë në vend të tyre militantë të PD-së.

Gjatë një konference për shtyp, kryetari i PBDNJ-së denoncoi rastin e heqjes nga puna të gjashtë punonjësve të administratës, që i përkitnin minoritetit grek në vend, duke theksuar se arsyeja e largimit të tyre nga puna ishte vetëm bindja politike.

Zoti Dule tha sakaq se largimet e gjashtë minoritarëve nga puna flasin qartë për standardet e kryeministrit Berisha, që sipas Dules i zëvendëson profesionistët me militantët e vet.

Kreu i PBDNJ-së duke e cilësuar këtë rast si shkelje të të drejtave të qytetarëve, do të dalë në mbrojtje të të drejtave të tyre, duke theksuar se “Ky është vizioni i Berishës për integrimin, të largojë njerëzit nga puna padrejtësisht”.

Duke i kujtuar kryeministrit Berisha se ka ikur koha e presioneve dhe shantazheve, si dhe ajo e vjedhjes dhe tjetërsimit të votës, kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule garantoi se PBDNJ, do të mbetet një forcë politike për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe të minoriteteve.

mit/NOA
KOMENTE