English

Investimet në turizëm, tashmë edhe nga Emiratet e Bashkuara

Tiranë, 3 Nëntor 2010 NOA - Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Z. Ferdinand Xhaferaj priti një delegacion nga emiratet e bashkuara arabe, kryesuar nga Zv/Ministri i Punëve të jashtme, Khalid Ghanem Ghith.

Marrëdhëniet diplomatike janë vendosur në vitin 1992 ku gjejmë një frymë shumë pozitive dhe të përshtatshme për dialog politik midis dy vendeve dhe janë në vëmendjen e qeverisë shqiptare.

Në qershor 2010 ka qenë për vizitë Ministri i Punëve të Jashtme, gjë që flet për intensifikim të vizitave në nivel të lartë nga të dyja palët.

Pala emiratase ka dhënë mbështetje të vazhdueshme për çështjen e Kosovës dhe njohjen e pavarësisë së saj duke u bërë vendi i parë në Gjirin Persik që ndërmori hapin e njohjes së saj.

Shqipëria ka hapur Ambasadën e Republikës Shqiptare në Abu Dhabi me Ambasador Z. Behar Bejko nga ku edhe pala emiratase ka premtuar të bëjë të njëjtën gjë në një kohë sa më të shpejtë.

Ministri Xhaferaj u shpreh se hapja e ambasadave në të gjitha vendet qe një hap shumë i rëndësishëm i Qeverisë Shqiptare për të rritur bashkëpunimin dhe të intensifikojë lidhjet, kjo duke marrë parasysh dhe nivelin ekonomik të vendeve siç janë Emiratet e Bashkuara.

Kjo vizitë cilësoi ai shikohet shumë e rëndësishme për ti dhënë një tjetër impakt bashkëpunimit sidomos në nivelin kulturorë midis dy popujve pasi ekziston gjithmonë një ndjenjë e madhe mikpritjeje nga populli shqiptarë duke marrë parasysh që 70% e popullsisë i përket komunitetit mysliman.

Ai nuk la pa përmendur përmirësimin e infrastrukturës në vitet e fundit, sidomos në pikat turistike pasi edhe pse një vend i vogël, Shqipëria gjendet në 362 km vijë bregdetare, ka 2000 monumente kulturore që ekspozojnë trashëgiminë kulturore shqiptare, pa harruar dhe tre qytetet Butrinti, Berati dhe Gjirokastra që janë vlerësuar si trashëgimi kombëtare dhe që mbrohen nga UNESCO.

Duke marrë parasysh hapat e rëndësishëm që ka arritur Qeveria Shqiptare siç është zgjidhja përfundimtare e energjisë elektrike, infrastruktura si dhe pas anëtarësimit në NATO vendi cilësohet shumë i sigurt. Janë bërë gati dhe planet studimore për investime e të gjitha këto kanë ndodhur në një vend si Shqipëria që ofron shumë bukuri natyrore, trashëgimi të pasur kulturore, e plazhe të mrekullueshme.

Shqipëria theksoi Xhaferaj ka një përmirësim të dukshëm të turizmit krahasuar me vitin 2005 ku numri i turistëve ka qenë 600 000 dhe sot ne vitin 2010 pritet të mbyllet me më shumë se 3.5 milionë.

Shqipëria pas 50 vitesh izolimi është gati për investime. Investimet cilësore kanë nisur tashmë me komplekse turistike, siç është kompania e njohur OMNIX Groupe nga Katar-i në Gjirin e Lalëzit dhe është i pozicionuar 20km larg nga aeroporti i Rinasit e nga porti i Durrësit, me një investim që kap shumën e 2.4 miliard dollarëve.

Një nga pikat penguese për investitorët ka qenë problemi i pronës, pronësi e mbivendosje por për këtë pak muaj më parë u miratua ligji për investimet që mbron investitorët e huaj që investojnë mbi 10 mil euro në Shqipëri ka mbrojtje të posaçme nga shteti shqiptarë. Kjo përbën një klimë shumë të favorshme ndaj mirëpresim investitorë nga Emiratet e Bashkuara.

Z. Khalid Ghanem Ghith i shoqëruar nga investitorë të rëndësishëm në Emiratet e Bashkuara, u shpreh se një ndër arsyet e vizitës së tij në Shqipëri është pikërisht për të investuar në sektorin e turizmit, e gjithashtu për të përmirësuar gjithmonë e më shumë marrëdhëniet në të gjitha fushat e investimit. Ai ndër të tjera theksoi se po shikojnë me shumë pozitivistet investimet në turizëm pasi bregdeti shqiptarë është shumë i bukur.

Ministri Xhaferaj kërkoi të merren parasysh nga Emiratet e Bashkuara restaurimi i xhamive të vjetra të shek. XVII-XVIII.

Z. Khalid Ghanem Ghith u përgjigj se do të përcillen të gjitha kërkesat në Emiratet e Bashkuara.

Ai ftoi Agjencinë Kombëtare të Turizmit në panairin që do të zhvillohet në maj në Emiratet e Bashkuara i cili është një nga 10 panairet më të rëndësishme botërore. Gjithashtu ai tha se vendimi i Qeverisë për të hapur ambasada do të sjellë bashkëpunim më të madh nga ku kjo vizitë do të jetë fillimi i vizitave të ardhshme nga ku do të bëjmë që kërkesat të realizohen sa më shpejt. Ndër të tjera ai vlerësoi vendimin e qeverisë për heqjen e vizave me Emiratet e Bashkuara pasi ato janë gjithmonë armiku i turizmit u shpreh ai.

Takimi u mbyll me sukses nga ku Ministri Xhaferaj ofroi gatishmëri për t’u përgjigjur kërkesave të investitorëve.

e.r/NOA

KOMENTE