Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PDU në Firence, takim me komunitetin shqiptar
English

PDU në Firence, takim me komunitetin shqiptar

Prato, 3 nëntor, NOA - Partia Drejtësi dhe Unitet zhvilloi një takim me qindra simpatizantë të saj në qytetin e Pratos, pranë Firences, në Itali.

Përpara rreth 300 simpatizantëve, anëtarë të shoqatës “Çamëria Prato”, drejtuesit e PDU-së deklaruan se kjo parti do të gjendet gjithnjë pranë shqiptarëve kudo që ata ndodhen. Kryetari i Partisë Drejtësi dhe Unitet, Shpëtim Idrizi parashtroi nismat e PDU-së, për zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare, çështjes çame dhe në veçanti. Komitetin Kombëtar të Diasporës që do të nisë punën shumë shpejt.

Idrizi deklaroi se PDU do të qëndrojë pranë komunitetit shqiptarë në diasporë sikurse edhe pranë nevojave të shqiptarëve kudo që ata ndodhen.

“Le të krijohet këtu dega e PDU-së dhe ne do ju përfshijmë si të dëshironi në jetën e partisë sonë, juve, fëmijët tuaj, këdo që do të kontribuojë për kombin tonë, për komunitetin tonë. Sot kam ardhur bashkë me kolegun tim, deputetin Dashamir Tahiri, të çmallemi me ju dhe të flasim për punët tona. Ndërsa po ju flas, më besoni se ndihem

krenar që i përkas komunitetit çam. Për dy arsye thelbësore. Ju thashë diçka në fillim, e që më bënte përshtypje tek ju. Ndjenja e komunitetit. Por më besoni ka dhe diçka tjetër. Suksesi juaj individual apo si komunitet këtu në Prato, apo në gjithë Italinë është burim krenarie për mua. Ndërsa po vija në këtë tubim siç thonë miqtë tanë kosovarë, dëgjova për plot histori suksesi tuajat. Janë këto dëshmi të aftësive tona unike për mbijetesë. Kudo që zoti na ka hedhur, ne kemi rënë në këmbë dhe s'jemi përulur. Por ardhja ime këtu

më mbush me krenari dhe për një arsye tjetër. Kam se ç't’u tregoj për çfarë kemi arritur. Për një njeri si unë veçanërisht është burim krenarie çfarë kemi arritur në këtë ndërmarrje të veçantë të jetës sime- krijimi i një partie kushtuar çështjes kombëtare dhe në veçanti

çështjes çame! Është burim i madh krenarie për ne, sepse kemi ardhur mes jush sot me shumë arritje në zgjidhjen e çështjes sonë. Ne nuk kemi ardhur me duar bosh”, tha Idrizi.

Në takim ishte i pranishëm edhe këshilltari i Bashkisë së Pratos, për çështjet e emigracionit, Giorgo Silli, i cili vlerësoi punën e PDU-së për një vit dhe tha se çështja çame do të gjejë zgjidhje.

“Dua të them se jam i mahnitur nga e gjithë kjo punë që keni bërë brenda një viti. Unë e ndjej ndjeshmërinë që krijojnë situate të këtilla, pra situatat e gjenocidit. Gjenocidi mbetet i rrënjosur në zemrat e një popullsie. Por, dua të them se me punë, në mënyrë

paqësore dhe me mjetet e nevojshme politike mund të gjendet një zgjidhje dhe jam i sigurt se do të gjendet një zgjidhje edhe për çështjen tuaj”, tha Silli.

Më pas, drejtuesit e PDU-së, Shpëtim Idrizi dhe Dashamir Tahiri iu përgjigjën pyetjeve të të pranishmëve. Turi “Një vit PDU” do të vijojë ditën e premte në qytetin e Elbasanit.

n.e/NOA

KOMENTE