Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vangjel Tavo: Jam në LSI me miqtë e dikurshëm, e majta t’i shërbejë integrimit
English

Vangjel Tavo: Jam në LSI me miqtë e dikurshëm, e majta t’i shërbejë integrimit

Tiranë, 3 nëntor, NOA - “E majta shqiptare duhet që të jetë në interes të integrimit të Shqipërisë dhe të shqiptarëve në tërësi”.

Kështu u shpreh deputeti më i ri i grupit parlamentar të LSI-së, Vangjel Tavo, gjatë fjalimit të mbajtur në konventën e Lëvizjes Rinore për Integrim, e cila po mbahet në mjediset e Pallatit të Kongreseve.

Duke iu folur të rinjve të LRI-së, ai tha se ata janë shembull i progresit dhe i dëshirës për të ardhmen.

“Unë sot jam me miqtë dhe shokët që kam punuar prej vitesh, me Petrit Vasilin, me Monikën, që kemi qenë bashkë në Partinë Socialiste, si edhe me Luan Ramën i cili bëri mirë që erdhi që më parë në gjirin e Lëvizjes Socialiste për Integrim”, tha ai.

Duke i bërë më pas lëvdata punës së kryetarit të LSI-së, Ilir Meta, në krye të partisë si një i ri që erdhi nga radhët e Forumit Eurosocialist dhe që u shndërrua në një ndër aktorët kryesorë të së majtës.

n.e/NOA

KOMENTE