Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Arben Imami: Demontimi i municioneve, nuk do ketë një Gërdec të dytë
English

Arben Imami: Demontimi i municioneve, nuk do ketë një Gërdec të dytë

Tiranë, 4 nëntor, NOA - “Kombinati Metalurgjik i Poliçanit plotëson të gjitha kushtet e sigurisë teknike si dhe përmbush të gjitha kriteret në fushën mjedisore, duke siguruar jo vetëm jetën e punëtorëve të saj por edhe atë të komunitetit”.

Kështu ka deklaruar, ministri i Mbrojtjes Arben Imami, teksa merrte pjesë në inaugurimin e linjës së re të demontimit të predhave 82 mm (prodhim importi) në uzinën e Poliçanit.

“Ky është një proces i cili ka pikë së pari siguri të plotë, pikë së dyti nuk sjell impakt mjedisor, së treti krijon kushtet më të mira të punës për njerëzit që punojnë këtu. Ai realizon në mënyrë jashtëzakonisht efikase detyrat dhe objektivat që ne kemi për demontimin e municioneve të tepërta. Po kështu ky proces eliminon ndikimet negative në ambient apo kostot e tjera, qofshin këto në njerëz apo financiare, duke i minimizuar ato. Programi i demilitarizimit po ecën në mënyrë të shkëlqyer, shumë më mirë e shumë më lartë se çdo parashikim që ne mund të bënim para një viti. Ne kemi mundur që brenda një viti të bëjmë një shndërrim total dhe të kemi rezultate të tilla, të cilat do të jenë akoma më të mëdha në vitet e ardhshme, por për këtë më lejoni që së pari të falënderoj qeverinë e Shteteve të Bashkuara pa shtytjen, pa ndihmën, pa mbështetjen financiare të Departamentit Amerikan të Shtetit, ky program do të ishte e pa mundur që të ecte me këtë shpejtësi. Dua të falënderoj gjithashtu në mënyrë të posaçme qeverinë e Danimarkës për një ndihmë vërtetë substanciale në të gjithë procesin e demontimit, në të gjithë elementet këtu në Poliçan, por edhe më gjerë. Interesimi, shqetësimi dhe angazhimi i OSBE-së në këtë proces për heqjen e kimikateve të tepërta, por edhe në ndihmë të ecurisë së të gjithë procesit që prej vitesh, ka dhënë gjithashtu impaktet e veta pozitive. OSBE-ja, një faktor shumë i rëndësishëm, nga të parat në këtë fushë, ka qenë substancional për ne dhe do të vazhdoj të mbetet si e tillë edhe në të ardhmen”, ka nënvizuar gjatë fjalës së tij ministri Imami.

I ftoj në mënyrë të posaçme mediat, të bëjnë të njohur për publikun shqiptar të gjitha detajet mbi proceset e demilitarizimit, duke i treguar atij se ky proces nuk është më çështje e baltës, e shkatërrimit, e shpërthimeve, e zhurmave, e flakëve, por është punë që kryhet në kushte të larta sigurie, me standarde të një teknologjie të avancuar, me kushte pune normale dhe të mira për njerëzit që punojnë në këtë veprimtari dhe sigurisht që kostot ekonomike të këtij procesi, të jenë të arsyeshme. Unë gjithashtu dua të evidentoj faktin që stafi i rekrutuar i cili punon jo vetëm në këtë uzinë, por edhe në uzina të tjera është i çertifikuar, është profesionist dhe ju siguroj që nuk ka asnjë rrezik për komunitetin. Ne gjithashtu po punojmë për të rritur nivelin e sigurisë nëpërmjet këtyre proceseve. Njëkohësisht dua të falënderoj Shefin e Shtabit të Përgjithshëm, komandantin e Brigadës Logjistike, për punën e jashtëzakonshme që bëjnë nëpër uzinat tona, për ruajtjen, për mbrojtjen, për sigurinë, për krijimin e kushteve e transporteve dhe gjithçka tjetër që ka të bëj me këtë proces. Brenda pak muajsh, ne kemi arritur një stad ku nuk mund të mendojmë vetëm për shtimin e kapaciteteve. Në qoftë se prioriteti numër një është siguria, prioriteti numër dy është mjedisi dhe numër tre është kosto efikase ekonomike. Ne tani mund ta orientojmë këtë program të shkëlqyer, i cili po realizohet në mënyrë të mrekullueshme nga të gjithë ju që punoni në këtë fushë, duke bërë të mundur që të shpëtojmë përfundimisht nga kjo barrë, trashëgimi e keqe e së kaluarës. Përgëzimet dhe urimet më të mira janë për stafin tuaj, shëndet në familje, suksese në punë. Me këtë përkushtim dhe me këtë seriozitet, le të mendojmë dhe të vazhdojmë drejt rritjes së kapaciteteve të kësaj uzine, pasi në fakt është themeli i punësimit për qytetin e Poliçanit”, përfundoi ministri Imami. Kjo është linja e tretë e inaguruar në Kombinatin Metalurgjik të Poliçanit, e cila mbështetet në zbatim të Planit të Veprimit për Asgjësimin e municioneve të tepërta në Forcat e Armatosura”.

Zoti ministër, vetëm një javë më parë këtu është bërë një takim ku thuhej se, në Poliçan rrezikohet një “Gërdec” i dytë. Ç’mund të na thoni për këtë? Sa i sigurt është ky proces?

Unë ju sugjeroj të vini brenda në ambientet e kësaj uzine dhe të shihni me sytë tuaj të gjitha procedurat që ndiqen në kryerjen e këtij procesi. Unë ju ftoj të shohim së bashku, si funksionon procesi teknologjik. I gjithë procesi është i automatizuar, punëtori nuk ka kontakte të drejt për drejta me procesin e demontimit, gjë e cila garanton jetën e punonjësit por edhe të mbarë komunitetit, duke mos shkaktuar asnjë lloj rreziku për ta. Të kuptohemi, këtu nuk përjashtohet ndonjë gabim njerëzor, por gabimi njerëzor në bazë të teknologjisë së përparuar që disponojmë sot, do të sillte pasojat më të vogla të mundshme për vetë individin, ndërsa eliminon çdo rast të mundshëm tek komuniteti.

A jeni informuar se ka edhe dy reparte të tjera demontimi, një në Bigas dhe një në Zharrë, pasi kemi dëgjuar se Prefektit i është bërë një shkresë zyrtare me anë të së cilës komuniteti i këtyre zonave ka ngritur shqetësimet dhe ankesat e tij?

Poligonet tona janë të sigurta. Jam realisht sensibël kur ka vërejtje, sugjerime, kritika apo pa kënaqësi dhe nuk kam asnjë lloj paragjykimi, pavarësisht se nga kush vjen ky vendim. Unë mund t’ju informoj se javën e kaluar, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm dhe zv. ministri ishin në Poligonin e Zharrës (Tepelenë), ku mediat panë dhe vërtetuan se fjalët dhe paniku i përhapur tek njerëzit, se po shkatërrohen shtëpi dhe po shkaktohen dëme materiale, ishin të pa vërteta. Të kuptohemi, djegia me shpërthim në natyrë ka një kosto minimale ndaj mjedisit, kjo është e pa shmangshme. Ne duhet të bëjmë një balancë. Në qoftë se duhet t’i ruajmë ende armët në depo, të krijojmë rreziqe të shtuara, apo t’i reduktojmë këto municione të tepërta me këto mjete dhe mundësi që kemi. Ne po mendojmë sesi do të bëjmë për të zgjidhur demontimin e disa municioneve të cilat nuk mund të demontohen me rrugë industriale, siç është linja që sot po inaugurojmë. Pa dyshim për këtë kategori municionesh do të bëjmë përpjekjet maksimale që brenda dy viteve të arrijmë t’i shesim. Po kështu do të na mbetet një sasi shumë e vogël municionesh për t’i shkatërruar në poligone. Kjo sasi municionesh do të mbetet për shkak të kushteve të këqija në të cilat ato ndodhen. Ato nuk mund të shiten sepse janë të pa vlefshme dhe po kështu as nuk mund të demontohen, sepse përbëjnë rrezik. Besoj se ky është një plan tërësisht racional dhe çdo vërejtje dhe sugjerim që do të ishte për të mirën e punës, do të pranohej. Por, çdo gjë që do t’i kundërvihej këtij procesi, jo vetëm që nuk do të ishte i ndershëm, jo vetëm që nuk do të ishte i drejtë, por do të sillte vetëm pasoja negative për publikun.

Zoti ministër, pse është ndërprerë puna në linjën e demontimit që u inagurua disa muaj më parë nga ambasadori amerikan, John Uithers?

Ai ishte një program i shkurtër, që financohej nga Shtete e Bashkuara të Amerikës. Me realizimin e projektit, përfundoi edhe puna. Por ne po shohim të gjejmë rrugët, mjetet dhe mundësitë e reja për çmontimin dhe zbërthimin e elementeve, në mënyrë që nën produktet që dalin prej tyre të mos kenë impakt mbi mjedisin. Po shohim mundësinë e riciklimit ose shitjen e tyre gjë që e ul koston e demontimit. Ky demontim bëhet nga paratë e taksapaguesve shqiptarë, ashtu sikurse të taksapaguesve të qeverisë së SHBA-ve, të Danimarkës etj. Pra, ne po përpiqemi që të gjejmë rrugën më të mirë të mundshme për këtë proces në mënyrë që të kemi një kosto më të ulët dhe të mos ketë ndikim negativ mbi mjedisin. Kjo është rruga më e mirë. Sigurisht që në këtë proces, së shpejti do të hyj edhe agjencia NAMSA, e cila është agjencia e NATO-s që merret me problemet logjistike. Fondet që kanë dhënë SHBA-të janë 10 milion dollarë të cilat do të shpenzohen për këtë proces në 3-4 vitet e ardhshme. Ne do të bëjmë të mundur që procesi i demontimit të mbaroj përfundimisht brenda afateve të përcaktuara.

NOA

KOMENTE