Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Formati i ri që po nxisim
English

Formati i ri që po nxisim

Këto tavolina ne i gjykojmë si tavolina ekspertësh bilaterale, të tëra dimensioneve në nivel ekspertësh. Ndërkohë ne shfaqim edhe mendimin tonë se është i papranueshëm ai koncept, qëndrim dhe mendim se s’ka nevojë për reformë elektorale dhe ndryshime në kodin zgjedhor

Nga Spartak Braho

Kryetari i Komisionit për Çështjet Ligjore në LSI

Ndalemi në një çështje të rëndësishme që ka të bëjë me kryefjalën e reformave që duhet të zhvillohen në Shqipëri dhe që është reforma zgjedhore LSI duke përshëndetur dhe marrë pjesë në tavolinën e thirrur para pak ditësh si nga Kryeministri Berisha, ashtu edhe në tavolinën e partive politike për këtë qëllim ritheksojmë dhe mbështet atë skenar pozitiv që u reflektua në këto takime ku më e rëndësishme është formati i ri i drejtimit të reformës zgjedhore nën drejtimin e aksionit qytetarë që ka marrë shoqëria civile, organizatat e ndryshme përkatëse të cilat të vendosura për të qenë aktive në reformën zgjedhore, menduan që kjo reformë të mbështetë të drejtohet, të monitorohet prej tyre duke u drejtuar nga një specialist i fushës së reformave zgjedhore në Shqipëri, Prof Kristaq Kume.

Me këtë rast ne nxisim këtë format të ri, i bëjmë thirrje këtij aksioni të ri qytetar të shoqërisë civile, Prof.Kristaqit, që të vërë në lëvizje tërë strukturat e tij dhe të fillojë punën sa më parë duke tërhequr në tavolinë e ekspertëve subjektet politike.

Këto tavolina ne i gjykojmë si tavolina ekspertësh bilaterale, të tëra dimensioneve në nivel ekspertësh. Ndërkohë ne shfaqim edhe mendimin tonë se është i papranueshëm ai koncept, qëndrim dhe mendim se s’ka nevojë për reformë elektorale dhe ndryshime në kodin zgjedhor.

Mjafton të kujtojmë se ky detyrim rrjedh nga vetë vërejtjet dhe sugjerimet e bëra nga raporti i OSBE/ODIR-it nga këshillat që kanë dhënë institucionet ndërkombëtare të Këshillit të Europës të cilat në thelb detyrojnë klasën politike shqiptare.

Formatet që rrjedhin prej saj, subjektet politike parlamentare që të ndërmarrin këtë reformë, të bëjnë vërejtjet, të realizojnë ato çka duhet bërë me qëllim që në zgjedhjet të hyjmë për ti realizuar ato konform standardeve europiane.

A keni marrë përgjigje nga mazhoranca lidhur me kërkesën që ju bëtë në mbledhjen më të fundit të komisionit për të zgjeruar tryezën jo parlamentar dhe nga ana tjetër a ka kuptim të vazhdojë kjo tryezë pa qënë PS?

Po, përgjigja ka qenë pozitive, pra koncepti jonë që tavolina duhet të jetë e gjerë ka gjetur mbështetje dhe kjo mbështetje do të duket tashmë në atë aksion që do të ndërmarrë shoqëria civile ku ekspertët e forcave politike edhe partive parlamentare do të jetë prezente.

Përsa i përket pjesëmarrjes apo jo të PS-së tashmë formati i ri i zhvillimit të reformës do të vazhdojnë edhe pa pjesëmarrjen e PS. Do të njoftohen në mbledhjet e ardhshme dhe ky ishte qëllimi i kësaj konference shtypi që të nxisim këto struktura. Do bëjmë edhe thirrje që specialist dhe ekspertë të PS-së të jenë prezentë. Ne do të bëjmë gati draftin e vërejtjeve duke u mbështetur edhe në ato vërejtje themelore që do të paraqesë çdo forcë politikë, çdo ekspert i shoqërisë civile për të qenë i gatshëm për votim.

Nëse do të vijë apo jo PS në këtë fazë është puna e sajë, apo në faza të tjera që lidhen me aktivitetin në parlament përsëri është një çështje e PS.

KOMENTE