Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kapet në Belgjikë i kërkuari për vrasje, mbante identitetin e rremë “Bashkim Ademi”
English

Kapet në Belgjikë i kërkuari për vrasje, mbante identitetin e rremë “Bashkim Ademi”

Bruksel, 4 nëntor, NOA – Si rezultat i bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit ndërmjet zyrës së “Interpol Tirana” dhe “Interpol”, është bërë i mundur sot arrestimi në flagrancë i 42-vjeçarit të kërkuar për vrasje në Shqipëri, Gëzim Halitaj, i lindur në fshatin Gurëz të Krujës, me qëllim ekstradimi.

Siç bëhet me dijeni për agjencinë e lajmeve NOA nga burimet policore të Tiranës, i kërkuari është kapur në qytetin Aalst të Belgjikës, ndërsa ndaj tij rëndon një vendim i gjykatës së Krujës në vitin 1993, e cila e ka dënuar atë për veprën penale të “Vrasjes me dashje“, parashikuar nga neni 84/b, të Kodit Penal të Shqipërisë.

Vrasja për të cilën Gëzim Halitaj është deklaruar fajtor ka ndodhur më datë 14.07.1992, rreth orës 20.15‘, ku i arrestuari, Sokol dhe Përparim Halitaj, kanë patur një grindje me shtetasit Gani dhe Ajet Haliti.

Më pas, Gëzim Halitaj ka marrë një armë shotgun dhe ka qëlluar në drejtim të këtyre dy personave, duke shkaktuar vdekjen e tyre, ndërsa iku më pas në Belgjikë, ku përdorte identitetin e rremë Bashkim Ademi.

Ai është dënuar me 25 vjet burg dhe gjatë trazirave të marsit ’97, ai është larguar nga vendi i vuajtjes së dënimit.

n.e/NOA

KOMENTE