Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kodheli: Asambleja Kombëtare e PS nesër vendos për strategjinë e re politike
English

Kodheli: Asambleja Kombëtare e PS nesër vendos për strategjinë e re politike

Tiranë, 4 nëntor, NOA – “Në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Socialiste, u mor vendimi që në datën 12 nëntor, përkatësisht të premten në ora 11.00, të thërrasë Asamblenë Kombëtare me synimin që të diskutohen dy ngjarje të rëndësishme. Siç janë ato që priten në datën 8-9 nëntor dhe padyshim të diskutohet lidhur me çfarë ka ndodhur në jetën politike të vendit në këtë periudhë. Por edhe me strategjinë që PS do të ndjekë në punën e saj në vazhdim”.

Kjo ka qenë deklarata e bërë nga zëdhënësja e Kryesisë së Partisë Socialiste, Mimi Kodheli, mbas mbledhjes së Kryesisë së kësaj force politike.

Sipas saj, midis çështjeve që u diskutuan në mbledhjen e Kryesisë, u prek edhe një problem si ai i disa shqetësimeve që solli i deleguari i Kryesisë së Partië Socialiste, deputeti Erjon Braçe lidhur me probleme organizative dhe statusore të qarkut të Beratit. “Mendoj që me mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS do të kemi një zhvillim tjetër pozitiv, ku do të merren vendime të rëndësishme lidhur me atë çka ndodh sot në Shqipëri. Gjithë problematikën që vendi ka, gjithë problematikën që politika e mazhorancës ka sjellë për vendin dhe me shpresën që në ta ardhmen do të kemi zhvillime të reja, absolutisht pozitive që lidhen me mbarëvajtjen e jetës në vend”, deklaroi ajo.

n.e/NOA

KOMENTE