English

Komiteti i Stabilizim-Asocimit, sot debat mbi ngërçin politik e reformën zgjedhore

Tiranë, 4 nëntor, NOA – Takimi i dytë i Komitetit të përbashkët të Stabilizim-Asocimit, i cili mblidhet sot në Tiranë, nën drejtimin e europarlamentarit Eduard Kukan, pritet që të marrë në shqyrtim çështjen e ngërçit politik dhe të reformës zgjedhore.

Përfaqësues të politikës shqiptare do të diskutojnë kështu, bashkë me ekspertët evropianë të integrimit mbi çështjet kryesore të cilat e shqetësojnë atë aktualisht, të cilat kanë qenë të njëjtat në fakt, edhe gjatë mbledhjes së parë të këtij organizmi, e cila u mbajt në maj të këtij viti.

Përplasja dhe mospajtimi i palëve vazhdojnë që të mbeten ende reale edhe pasi kanë kaluar muaj, dhe përpjekjesh të përbashkëta mes takimesh apo edhe një darke në Strasburg mes dy krerëve të lartë të politikës vendase, Rama dhe Berisha.

Ndërkaq, parashikohet që mbledhja e sotme e Komitetit të përbashkët të Stabilizim-Asocimit, të marrë në shqyrtim edhe çështjen e përmirësimit të funksionimit të gjyqësorit dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri, si edhe fusha e të drejtave të njeriut gjithashtu.

Ndërkaq, takimi i sotëm i komitetit të përbashkët parlamentar të Stabilizim-Asocimit zhvillohet vetëm pak ditë përpara se Bashkimi Europian të vendosë në mënyrë vendimtare dhe zyrtare për liberalizimin e vizave për qytetarët shqiptarë, si edhe atë të marrjes në konsideratë të kërkesës për statusin e anëtarësimit me të drejta të plota në këtë komunitet.

n.e/NOA

KOMENTE