Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kosova fiton 7 medalje në kampionatin botëror në Kick-box dhe Thai-box
English

Kosova fiton 7 medalje në kampionatin botëror në Kick-box dhe Thai-box

Prishtinë 4 Nëntor 2010 - Kombëtarja e Kosovës në disciplinat e Kick-boxit dhe Thai-Boxit u kthye nga kampionati botëror (WKA) i arteve marciale, mbajtur javën e kaluar në Edinburgh të Skotlandës me shtatë medalje, prej tyre 6 të arta dhe një të argjendtë.

Me vetëm katër garues, kombëtarja e Kosovës mori gjithsejtë shtatë medalje duke përsëritur kështu rezultatet e suksesshme nga garat e vitit të kaluar mbajtur në Spanjë, kur nga atje pesë sportistë u kthyen me nëntë medalje.

Kësaj here në garat e kampionatit botëror të mbajtur nga data 23 deri 30 Tetor, në Edinburgh të Skotlandës, në versionin WKA (World kickboxing and Karate Association) ku morën pjesë garuesit bga 60 shtete, Kombëtarja e Kosovës u prezantua në dy disipilina: Kick-Box dhe Thai-Box.

Ilir Menxhiqi ishte fitues i vendeve të para në të dy disiplinat, duke u bërë kështu kampion botëror në peshën prej 60 kg.

Elvis Gashi gjithashtu u bë kampion botëror në të dy disiplinat në kategorinë prej 75kg. Shefqet Mjekiqi fitoi medaljen e argjendtë në Kick Box në kategorinë prej 80 kg. Ndërsa në kategorinë super të rëndë (+90kg) Ilir Canolli përsëriti rezultatin e vitit të kaluar nga Spanja, duke arritur që të bëhet përsëri kampion bote në të dy disiplinat.

« Kombëtarja e Kosovës edhe kësaj here u prezantua në mënyrë të denjë. Shtatë medaljet e fituara, gjashtë të arta dhe një e argjendit, është rezultat tejet i kënaqshëm për ne, kur kihet parasysh fakti se ne morëm pjesë me vetëm katër garues”, - tha trajneri dhe përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës në Kick-box the Thai-box Lutfi Menxhiqi.

“Është për t’u vlerësuar lartë fakti se tre nga garuesit e kombëtares sonë kthehen nga kampionati botëror në WKA me nga dy medalje të arta në dy disiplina të ndryshme”, - tha më tutje Menxhiqi”.

e.r/NOA

KOMENTE