Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama insiston para delegacionit të BE: Patjetër hetim i zgjedhjeve, nuk tërhiqemi
English

Rama insiston para delegacionit të BE: Patjetër hetim i zgjedhjeve, nuk tërhiqemi

Tiranë, 4 nëntor, NOA – Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama dhe disa deputetë socialistë zhvilluan sot një takim me delegacionin e Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asocimin mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian.

Kryetari i Komisionit Parlamentar të BE, Eduart Kukan u shpreh i interesuar mbi qëndrimin e Partisë Socialiste për mundësitë e zgjidhjes së krizës politike. Në përgjigje të interesit të Kukan, Edi Rama ritheksoi se qëndrimi i PS për zgjidhjen e krizës është një qëndrim proaktiv që buron nga rezoluta e Parlamentit Europian.

“Partia Socialiste, - u shpreh Rama, - ka prezantuar një ofertë të re politike e cila mund t’i japë një zgjidhje të shpejtë krizës politike dhe e cila bazohet tërësisht tek rekomandimet e rezolutës së Parlamentit Europian të 8 korrikut 2010, e cila thotë “...marrëveshja bazë për ngritjen e komisionit hetimor parlamentar për të hetuar zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare të 2009, ku kryetari dhe shumica e pjesëtarëve zgjidhen nga opozita dhe i cili ka mandatin për të hetuar materialet zgjedhore, duhet implementuar sa më shpejt të jetë e mundur”.

Në përputhje me këtë rezolutë, tha kryetari i Partisë Socialiste, 35 deputetë kanë firmosur një kërkesë për ngritjen e komisionit hetimor parlamentar sa më shpejt që të jetë e mundur. Vetëm pas ngritjes së këtij komisioni hetimor parlamentar, Partia Socialiste do të jetë e gatshme të punojë paralelisht në kuadër të reformës elektorale, pasi siç theksohet edhe në rekomandimet e rezolutës, “ky komision hetimor duhet t’i paraqesë konkluzionet e tij në kohë për t’i lejuar parlamentit të adoptojë legjislacionin e ri përpara zgjedhjeve të ardhshme lokale dhe bazuar mbi gjetjet e komisionit dhe rekomandimet e bëra nga OSBE-ODHIR”.

Edi Rama nënvizoi po ashtu dhe atë që ka qenë qëndrimi konstant i Partisë Socialiste në lidhje me hetimin e zgjedhjeve.

“Partia Socialiste, - deklaroi ai, - e ka njohur rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 2009, por ka kërkuar hetimin e mënyrës sesi u zhvilluan këto zgjedhje. Kjo është një e drejtë Kushtetuese e Partisë Socialiste, për të cilin ka dhe një precedent nga viti 2005, kur kërkesa e Lëvizjes Socialiste për Integrim për hetimin e zgjedhjeve parlamentare, përfshirë hapjen e kutive, u miratua nga legjislatura paraardhëse. Hetimi i zgjedhjeve, tha Rama, do të lejonte jo vetëm identifikimin e problemeve që u vunë re në zgjedhjet e 2009 dhe nxjerrjen përpara ligjit të individëve përgjegjës për parregullsitë e vërejtura, por do të siguronte edhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve të ardhshme dhe mospërsëritjen e të njëjtave probleme dhe parregullsi të vëna re në zgjedhjet e shkuara.

Rama theksoi po ashtu se për Partinë Socialiste problemi thelbësor me zgjedhjet e 2009 nuk qëndron tek Kodi Elektoral i miratuar me konsensus, por tek moszbatimi i këtij kodi dhe shkelja e tij nga ana e mazhorancës.

n.e/NOA

KOMENTE