Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topi në selinë e BERZH: Anëtarësoni edhe Kosovën
English

Topi në selinë e BERZH: Anëtarësoni edhe Kosovën

Londër, 4 nëntor, NOA - Presidenti i Republikës, Bamir Topi, u prit sot në zyrat e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) nga presidenti Tomas Mirov me të cilin zhvilloi një bisedë të gjatë e konstruktive.

Në këtë takim, Topi shprehu konsideratën e tij të lartë për veprimtarinë e Mirov në krye të BERZH-it, duke nënvizuar se “ne e vlerësojmë faktin që në takimet, aktivitetet, konferencat dhe samitet e rëndësishme që organizohen nga kjo Bankë, përfaqësues dhe personalitete të larta të shtetit shqiptar kanë qenë të pranishme, çfarë ka ndihmuar mjaft në përmirësimin dhe lartësimin e imazhit të vendit tonë në botë”.

Kryetari i Shtetit vlerësoi lart rolin konstruktiv që BERZH-i ka dhënë në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe social të vendit, gjë që i ka kontribuar dhe do të ndihmojë në të ardhmen edhe integrimin e Shqipërisë në strukturat evropiane.

“Ne përshëndesim zbatimin e strategjive dhe projekteve të frytshme që BERZH-i ka financuar dhe ka mbështetur në Shqipëri në drejtim të promovimit e zhvillimit të sektorit privat nëpërmjet investimeve direket, financimit dhe realizimit të marrëveshjeve dhe projekteve në infrastrukturë, energjetikë, në sistemin bankar”, - vuri në dukje presidenti i Republikës. Në vijim, Topi bëri një panoramë të shkurtër të disa prej zhvillimeve më të fundit në vend si dhe të nismave të ndërmarra nga shteti shqiptar në drejtim të ndërtimit dhe përmirësimit të infrastrukturës dhe të projekteve konkrete ekonomike, në fushën e turizmit, energjetikës etj.

Kreu i shtetit shqiptar vuri në dukje se ne jemi të hapur për bashkëpunime të frytshme me partnerë të rëndësishëm e prestigjiozë ndërkombëtarë dhe theksoi se mbi bazën e përmirësimit të klimës së biznesit në vendin tonë si dhe krijimit të kushteve të favorshme, shteti shqiptar mirëpret investitorët e huaj të shtrijnë dhe të zhvillojnë veprimtaritë e tyre edhe në Shqipëri dhe të bashkëpunojnë me biznesmenët dhe kompanitë vendase.

Kryetari i Shtetit shqiptar i parashtroi presidentit të BERZH-it domosdoshmërinë e anëtarësimit sa më të shpejtë të Kosovës në këtë organizëm të rëndësishëm financiar, sepse ky anëtarësim ka një rëndësi të madhe jo vetëm për zhvillimin ekonomik të shtetit më të ri të rajonit Ballkanik, por edhe në kuadër të projekteve rajonale.

Nga ana e tij, Tomas Mirov, pasi vlerësoi qëndrueshmërinë e ekonomisë shqiptare si dhe kushtet lehtësuese e të favorshme që vendi ynë ofron për investitorët e huaj në fusha të ndryshme si në energjetikë, infrastrukturë, turizëm, etj, e njohu kryetarin e shtetit me disa nga projektet dhe nismat më të fundit që kjo bankë pritet të zhvillojë në Shqipëri.

Topi dhe Mirov diskutuan rreth angazhimit të BERZH-it në sektorin bankar shqiptar si dhe mbi rëndësinë e përqendrimit të vëmendjes nga Banka në sektorin privat dhe perspektivave të zhvillimit ekonomik rajonal në tërësi.

n.e/NOA

KOMENTE