Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Anëtarësimi në BE: Të aplikosh apo jo!
English

Anëtarësimi në BE: Të aplikosh apo jo!

Që pas zgjedhjeve, problemet politike të Shqipërisë janë thelluar. Opozita ka kërkuar rihapjen e kutive të votimit dhe verifikimin e dyshimeve për manipulim; qeveria thotë se nuk mund ta bëjë këtë pa thyer kodin elektoral. Si rezultat i këtij ngërçi, socialistët bojkotuan plotësisht parlamentin dhe më pas refuzuan që të marrin pjesë në votimet e rëndësishme duke paralizuar punën legjislative

Nga European Voice

Ka një ndjenjë të përgjithshme në Bruksel se Shqipëria i përket vendeve më problematike që duan të bëhen anëtare të Bashkimit Europian, por ndryshe nga Bosnja e Kosova, ajo ka dorëzuar aplikimin për anëtarësim.

Aplikimi, i dorëzuar në prill të vitit të shkuar, u cilësua i parakohshëm nga zyrtarët e Komisionit Europian dhe shumë shtete anëtare, të cilat u përpoqën të bindin kryeministrin Sali Berisha të mos e ndërmarrë këtë hap. Aplikimi u dorëzua dy muaj përpara zgjedhjeve parlamentare dhe u pa si një përpjekje e Berishës për të shtuar shanset zgjedhore për Partinë e tij Demokratike (PD nuk arriti të kishte një shumicë absolute ndaj hyri në koalicion me një partner më të vogël).

Që pas zgjedhjeve, problemet politike të Shqipërisë janë thelluar. Opozita ka kërkuar rihapjen e kutive të votimit dhe verifikimin e dyshimeve për manipulim; qeveria thotë se nuk mund ta bëjë këtë pa thyer kodin elektoral. Si rezultat i këtij ngërçi, socialistët bojkotuan plotësisht parlamentin dhe më pas refuzuan që të marrin pjesë në votimet e rëndësishme duke paralizuar punën legjislative.

Në korrik Parlamenti Europian u bëri thirrje të dy palëve që t’i japin fund kësaj paralize duke ngritur një komision parlamentar që do hetonte dyshimet për manipulime zgjedhore, por të dy palët nuk kanë qenë në gjendje të që bien dakord për mandatin e këtij komisioni. Si rezultat, opinioni i Komisionit javën tjetër do të jetë negativ, çka do thotë që nuk do rekomandohet që Shqipëria të bëhet kandidate zyrtare ose që të nisin bisedimet e anëtarësimit.

“Dialogu politik është konfrontues dhe destruktiv, jo vetëm për shkak të ngërçit zgjedhor që prej zgjedhjeve të qershorit,” thotë Komisoni në progres- raportin e siguruar nga European Voice. “Kjo dëmton punën parlamentare dhe bllokon reformat politike, bazuar në konsensusin e palëve, të nevojshme për integrimin e vendit në Bashkimin Europian.

Një zyrtar i Komisionit tha se paraliza ishte shenjë e mungesës së pjekurisë politike në Shqipëri. Kjo paraliza reflektohet edhe në shoqëri: një sondazh i kryer në tetor, nga Fondacioni për Shoqëri të Hapur, gjeti se edhe të pyeturit ishin të ndarë në mes në lidhje me mendimin që kishin nëse kërkesat e opozitës ishin legjitime apo jo.

Probleme brenda shtëpisë

Zyrtarët shqiptarë thonë se pozicioni i Komisionit është një veto në dorën e socialistëve për të ardhmen e vendit.

“Është dritëshkurtër që të ndëshkosh të gjithë vendin për dështimin e opozitës për t’u angazhuar në dialogun politik,” thotë burimi. “BE duhet t’i ofrojë Shqipërisë kandidaturën, por të mos hapë bisedimet për anëtarësim- ky do të ishte sinjali i duhur.”

Burimet shqiptare megjithatë e pranojnë se ndryshe nga faktorët që po mbajnë mbrapa Bosnjën e Kosovën, problemet e Shqipërisë janë thuajse tërësisht probleme të brendshme. Një prej tyre është korrupsioni, që është domethënës, pavarësisht përmirësimeve të fundit siç është dixhitalizimi i plotë i tenderave publikë.

Gjatë muajve të fundit, Shqipëria ka plotësuar të gjitha kushtet e Bashkimit Europian për të hequr vizat, një nxitje e madhe për qeverinë. Por, ndërsa për shqiptarët do jetë më e lehtë për të udhëtuar në Europë, kjo nuk e ka sjellë vendin më afër BE-së. Edhe nëse do të kapërcehet kriza politike, Shqipëria është shumë larg Bashkimit Europian.

KOMENTE