English

Automjeti del nga rruga, humb jetën shoferi

Krujë, 5 nëntor, NOA – Ditën e djeshme, pas një aksidenti të ndodhur në aksin rrugor Krujë – Fushë Krujë, konkretisht në fshatin Kameras të Krujës, mësohet se ka humbur jetën 55-vjeçari Haki Kullaj, me banim në qytetin e Fushë Krujës.

Siç raportohet për agjencinë e Lajmeve NOA nga burimet policore të këtij qyteti, personi i lartpërmëndur ka qenë duke lëvizur në këtë aks rrugor me mjetin e tij tip Peugeot me targa VL 3406 B, kur ka dalë nga rruga duke u përmbysur dhe si pasojë, ka humbur jetën.

Nga ana e policisë janë kryer veprimet e para hetimore dhe procedurale, ndërsa materialet i referohen prokurorisë së Krujës, për veprën penale të “Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”, parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE