Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Boboshtica, rrjedhoja e madhe e ligjit 7501
English

Boboshtica, rrjedhoja e madhe e ligjit 7501

Boboshtica është produkt i mosrespektimit te te drejtës se pronës dhe ligjit antikombëtar 7501

Nga Rrapo Hajredin Danushi

Nga gazetat dhe emisionet televizive populli u informua për skandalin dhe krimin e ndodhur në Boboshticë, për reagimin e drejtë të presidentit të Republikës z. Bamir Topi, të z. Sabri Godo, Dritëro Agolli dhe shumë deputetëve dhe personaliteteve të vendit. Shumë nga personat kanë komentuar në media dhe janë shprehur se ky është një gabim trashanik ose provokim i palës greke.

Unë do të doja t’i thoja edhe një herë politikanëve shqiptarë se tragjedia e sotme me historinë, traditat me verret e ndodhur në Boboshticë është produkt i politikës shqiptare që e ka themelin në ligjin 7501.

Ky ligj shënon tradhtinë kombëtare dhe sa më shumë mbrohet aq më shumë do ti turpërojë politikanët shqiptarë. Vendimi i fundit i qeverise për te shkurtuar 200 milionë lekë të vjetra nga fondi për kompensimin financiar edhe pse nga ana e ministrisë thuhet se ky shkurtim është bërë thjesht për pagat e administratës së AKKP, flet qartë se pushtetarët vazhdojnë përrallat me kompensim.

Për pushtetarët përsërisim se nuk duhet të harrojnë faktin se po lufton në mënyrë konstante që të mos kthejnë pronën tek pronari, pasi ata akoma nuk kanë përfunduar kthimin fizik dhe po nxitojnë të legalizojnë të paligjshmit dhe po ashtu po bëjnë kontrata afatgjata shfrytëzimi për toka që duhet ti ishin kthyer të zotërve.

Për sa kohë nuk abrogohet ligji 7501 dhe pasojat e tij për nenet që pronën e shtetëzuar nga komunizmi nuk ja kthejnë të zotit, për sa kohë prona nuk kthehet fizikisht tek pronari ashtu siç është bërë në gjithë Shqipërinë e veriut dhe në 75% të vendit nga Tropoja, Dibra, Mirdita, Mati etj, krimet e komunizmit vazhdojnë të mbijetojnë.

Politikanët dhe institucionet drejtuese të vendit, partitë politike dhe shoqatat që kanë në programin e tyre mbrojtjen e të drejtave të njeriut, i ftojmë të reagojnë për mos respektimin e zgjatur prej gati 19 vjetësh të të drejtës së pronës së trashëguar.

Në të kundërt nëse politika do vazhdojë, ta justifikojë të keqen vetëm tek grekët dhe jo tek vetje, krimet e komunizmit, jo vetëm që nuk do jenë të ndëshkuara por do të thellohen në një sistem klanor anarkik dhe kleptokratik, që po e përçan popullin duke nxitur mungesën e stabilitetit dhe një luftë civile të pa shpallur.

*Kryetar i Shoqatës Kombëtare të të Shpronësuarve “Pronësi me Drejtësi”

Qëndrimet e autorit, janë personale

KOMENTE