English

Kardashian, inaugurohet dyqani i ri i veshjeve “DASH”

SHBA, 5 nëntor NOA - Pamje agresive tërësisht e zezë dhe forma trupi perfekte. Tre motrat Kardashian, Kim, Khloe dhe Kourtney kanë inauguruar hapjen e dyqanit të tretët të Dash në Nju Jork.

Fashion addicted dhe forma trupore për tu pasur zili, tre motrat janë pronare të dyqanit të veshjeve Dash dhe vetëm pak javë më parë prezantuan dhe linjën e tyre të re të veshjeve K-Dash.

Butiku i tjetër i DASH, u hap 4 vite më parë në Calabasas, pranë rezidencës së familjes Kardashian. Ndërkohë tre motrat kanë punuar në jetën e tyre mes suksesit, fëmijëve, martesave dhe të disa lidhjeve të tepërta. Megjithatë për tu theksuar është se ato nuk kanë hequr dorë asnjëherë nga biznesi.

r.b/NOA

KOMENTE