English

Ndahet nga jeta gruaja më e moshuar e planetit

Francë, 5 nëntor NOA - Është ndarë nga jeta në moshën 114 vjeçare gjyshja e planetit, Eugenie Blanchard, një franceze që më 2 majin e kaluar u njoh zyrtarisht si personi më i moshuar i njerëzimit, me dokumente identiteti të rregullta.

Më 4 maj ajo ishte kthyer në dekanen e njerëzimit dhe kjo pas vdekjes së 115-vjeçares japoneze Kama Chinen, e cila mbante këtë titull. Gjithçka është bërë e ditur nga një grup studiuesish, në institutin e jetëgjatësisë në Francë.

r.b/NOA

KOMENTE