Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra e Shtypit, 5 Nëntor 2010
English

Pasqyra e Shtypit, 5 Nëntor 2010

Tiranë, 5 Nëntor, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Premte, 5 Nëntor 2010. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht.

Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.

Gazetat shqiptare kanë si argument kryesor të ditës së sotme deklaratat e lëshuara dje gjatë një interviste televizive nga ish-kreu socialist, Fatos Nano mbi gjendjen aktuale të PS-së. Një tjetër argument i trajtuar gjerësisht sot në gazeta është dhe ai i deklaratave të lëshuara nga delegacioni i PE, i pranishëm në mbledhjen e Komitetit të përbashkët të Stabilizim-Asocimit, si edhe ajo e Bashkimit Evropian për statusin e anëtarësimit. Sikundër, gjen pasqyrim edhe çështja e buxhetit, duke zbuluar zërat përkatës, si edhe ajo e masterave duke publikuar tarifat e reja. Ato rendisin edhe fakte nga gjetja e plot 101 milionë dollarëve false dje në Durrës.

E përditshmja “Shekulli” hapet me titullin kryesor “Të gjitha shifrat e buxhetit 2011”, i cili citon detaje nga projekt-buxheti për vitin e ardhshëm, i publikuar dje nga ministria e Financave sipas të gjitha zërave.

“Fotot, ç’po ndodh brenda Piramidës”, është një tjetër artikull që ndalet në detajet mbi objektin e shumëpërfolur së fundmi nga politika shqiptare.

“Fatos Nano: Do rinovoj Partinë Socialiste”, është një artikull i gazetës që u referohet deklaratat e lëshuara dje gjatë një interviste televizive nga ish-kreu socialist, Fatos Nano.

Gazeta “Panorama” publikon si artikull kryesor ditën e sotme atë me titullin “Ish-kreu i PS/ Konkurroj për postin e Presidentit”, i cili flet për deklaratat e ish-kreut socialist, Fatos Nano, se i intereson gara e ardhshme për postin e kreut të shtetit.

Artikulli tjetër kryesor i kësaj gazete është “Greqia dënon djegien e kurorave, i kapuri: Më pagoi OMONIA”, që i referohet debatit për skandalin e Boboshticës.

“Kukan në Tiranë: Zgjidhni ngërçin”, është një artikull që ndalet në deklaratat e delegacionit të PE në Tiranë.

Një tjetër artikull i gazetës është edhe ai me titullin “Durrës, bllokohen 101 milionë dollarë fals, mashtronin biznesmenët”.

“Gazeta Shqiptare” ka si titull kryesor të saj “Qeveria i ul pagën Presidentit Topi”, i cili citon detaje nga projekt-buxheti për vitin e ardhshëm, duke krahasuar pagën e kreut të shtetit me një vit më parë.

Ndërkohë një argument është dhe titulli tjetër “Ekstradimi i Rrapos, Shqipëria sanduiç mes SHBA dhe Evropës”.

“BE: Shqipëria, karton i kuq për statusin”, është një artikull që u referohet qëndrimeve të fundit të Brukselit mbi integrimin e Shqipërisë.

“Tabelat e plota: Pagat e infermierëve dhe tarifat e reja të masterave” është një listim i ri që do lexoni në këtë të përditshme.

Gazeta “Shqip” hapet me titullin kryesor “BE refuzon Shqipërinë: Nuk ka plotësuar asnjë nga kushtet”, i cili flet për deklaratat e Bashkimit Evropian për statusin e anëtarësimit të Shqipërisë me të drejta të plota brenda tij.

Një tjetër artikull i kësaj gazete është ai me titull “Buxheti godet Topin, favorizon Topallin”, që tregon sesi në buxhetin e ri 2011, presidentit i pakësohen fondet me 24% nga vjet.

Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete “Hetimet, trafikanti ikën në Itali para se të kapej malli”, “Skandali i Boboshticës, hetimet mbërrijnë tek OMONIA” etj.

E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin kryesor “Nano: Partia Socialiste është G-99-zuar”, i cili flet për deklaratat e bëra dje nga ish-kreu i selisë rozë në emisionin “Opinion” se PS është G-99-zuar dhe se ai nuk do votojë një parti kazermë.

“Ligji i ri/ Nuk sillesh mirë me fëmijën? Ta merr shteti”, është një tjetër artikull i cili i referohet një ligji të ri të paraqitur në Kuvend mbi raportet në familjen shqiptare.

Artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Trafiku/ Si u kapën 100 milionë dollarë fals në Durrës”.

Një artikull tjetër i kësaj gazete është ai titull “Integrimi/ Spahiu: Jemi para Malit të Zi dhe Maqedonisë”.

n.e/NOA

KOMENTE