English

Përplaset një avion i Eni, nuk ka të mbijetuar

Pakistan, 5 nëntor NOA - Një avion i vogël charter, me në bord 21 persona, është përplasur gjatë uljes së tij në aeroportin e Pakistanit.

Burime të ushtrisë kanë bërë të ditur se nuk ka pasur asnjë të mbijetuar dhe se deri tani, janë gjetur vetëm 12 trupa.

Sipas një zëdhënësi të autoriteteve pakistaneze, avioni ka qenë i kompanisë “Eni”.

Tragjedia ka ndodhur rreth orës 07.15 dhe në vendngjarje tashmë janë forcat e shpëtimit të cilat po përpiqen të nxjerrin trupat e tjerë të pajetë, që kanë mbetur në avionin e përplasur në aeroportin “Pehaluan Goath”. Mes të vdekurve janë 16 pakistanezë.

Ndërsa konsullata e Karachit dhe personeli i Eni-t, janë duke punuar në lidhje me identifikimin e viktimave.

r.b/NOA

KOMENTE