Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Policia e Vlorës kap 8 të akuzuar për vjedhje
English

Policia e Vlorës kap 8 të akuzuar për vjedhje

Vlorë, 5 nëntor, NOA - Nga forcat e policisë së Vlorës, ditën e sotme në sajë të dy operacioneve është bërë i mundur arrestimi i 8 personave të akuzuar për veprën penale të “Vjedhjes me armë”, të kryer në bashkëpunim.

Lajmi u konfirmua nga burimet zyrtare të policisë së Shtetit, sipas të cilave u bë i mundur dokumentimi i plotë ligjor i grabitjes me armë të një argjendarie, në qytetin e Vlorës, si dhe kapjen e ndalimin e katër autorëve, të cilët janë konkretisht Lusien Mamo, 19 vjeç; Edison Mamo, 24 vjeç; Aleksandër Boçi, 20 vjeç dhe Arben Sulçaj, 20 vjeç.

Kapja e këtyre personave u bë e mundur në kuadër të operacionit policor të koduar “Argjendari”, ndërsa nga hetimet e kryera ka rezultuar se ata janë autorët e dyshuar të vjedhjes me armë të një argjendarie, ndodhur rreth orës 18.30’ të datës 01.11.2010, në qytetin e Vlorës dhe plagosjes së njërit prej pronarëve të saj.

Nga ana tjetër, forcat policore raportojnë se gjatë kontrollit të ushtruar nga forcat e policisë në banesën e Arben Sulçajt, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 38 orë të markave të ndryshme të kushtueshme, 40 varëse argjendi, 44 unaza argjendi, 9 telefonë celularë të llojeve të ndryshme si dhe bizhuteri të tjera, të cilat nga hetimet e deritanishme rezulton të jenë vjedhur në dy argjendari në qytetin e Fierit.

Ndërkohë, gjatë kontrollit të ushtruar nga forcat e policisë në banesën e Lusien Mamo, u gjetën e sekuestruan 2 arka me fishekë, si dhe një armë gjahu çifte të cilat ky shtetas i mbante pa leje.

Materialet procedurale në ngarkim të këtyre shtetasve do t’i kalojnë prokurorisë së rrethit Vlorë për veprat penale “Vjedhjes me armë në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 140 dhe 25 të Kodit Penal, ndërsa Lusien Mamo akuzohet dhe për veprën penale të “Mbajtjes pa leje e armëve dhe e municionit luftarak”.

n.e/NOA

KOMENTE