Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Poni: Rama gënjeu, listat zgjedhore i përditësojnë vendorët e jo ministria e Brendshme
English

Poni: Rama gënjeu, listat zgjedhore i përditësojnë vendorët e jo ministria e Brendshme

Tiranë, 5 nëntor, NOA – “Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ofroi sot një spekulim të pastër dhe gënjeu duke akuzuar pa asnjë bazë ministrinë e Brendshme, në lidhje me listat zgjedhore për pushtetin vendor”.

Kështu pohoi sot në një deklaratë për mediat, zv/ministri i Brendshëm Ferdinand Poni, sipas të cilit, “çdo qytetar shqiptar e di fare mirë që sipas ligjit janë kryetarët e bashkive dhe komunave, edhe jo ministria e Brendshme, ata që hartojnë dhe përditësojnë listat zgjedhore”.

Sipas Ponit, në përputhje me kodin zgjedhor, listat paraprake kanë qenë të gatshme në sistemin elektronik të Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile që prej datës 24 shtator 2010.

“Sipas Nenit 49 të Kodit Zgjedhor, kryetarët e bashkive dhe komunave, brenda datës 26 tetor 2010, duhet të publikonin listat e përditësuara paraprake për çdo qendër votimi. Pas këtij përditësimi, drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, brenda datës 15 nëntor 2010 bën publikimin e listës paraprake të zgjedhësve në faqen zyrtare të internetit të ministrisë së Brendshme”, citon më tej deklarata.

Duke përfunduar, se siç shihet qartë, ministria e Brendshme nuk ka shkelur asnjë nga afatet e parashikuara në ligj dhe udhëzim, ndërkohë që pret bashkëpunim të plotë të pushtetit vendor, i cili përditëson këto lista.

“Me këtë rast, i bëjmë thirrje Ramës që të heqë dorë nga spekulimet e pastra dhe përpjekjeve për të përhapur panik, apo për të krijuar alibira, siç e ka zakon në rast zgjedhjesh”, përfundoi Poni.

n.e/NOA

KOMENTE