English

Zhduken dokumentacionet e tenderëve për “Shkupi 2014”

Shkup, 5 Nëntor, NOA – Opozita maqedonase ka hedhur dyshime për zhdukjen e dokumentacioneve për 14 tenderët e realizuar nga projekti “Shkupi 2014”.

Partia më e madhe opozitare LSDM bëri të ditur se dokumentacioni i zhdukur ka të bëjë me tenderët e realizuar që kapin një vlerë prej 20 milion eurove. Igor Ivanovski nga kampi i socialdemokratëve maqedonas nënvizoi se bëhet fjalë për një kriminalitet të organizuar që tentohet të fshihet nga ana e Ministrisë së Kulturës që drejtohet nga VMRO-DPMNE e kryeministrit Nikolla Gruevski.

Ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska-Milevska sot do të jap sqarimet e saj lidhur me pohimet e opozitës, menjëherë pas kthimit të saj nga Ukraina, ku qëndroi për vizitë zyrtare nën shoqërimin e kryeministrit Gruevski.

Tenderi për ndërtimin e muzeut të VMRO-DPMNE dhe ai për ndërtimin e teatrit të vjetër konsiderohen të zhdukura, për të fshehur siç thuhet vjedhjet shumëmilionëshe.

LSDM paralajmëroi se ditëve në vijim do të shpallë dokumentacione plotësuese që sipas saj ka të bëjë me tenderët e projektit “Shkupi 2014”.

NOA-INA

KOMENTE