English

Plehrat në Itali, frutat dhe bimët deformohen frikshëm

Napoli, 6 nëntor, NOA – Ndërsa në Itali po vazhdojnë ende rrugëve protestat kundër ndotjes urbane nga plehrat, deformime të frikshme po vihen re në bimët dhe frutat e zonave të tejmbushura me plehra.

Ky që shihni në foto është një limon, i cili është gjendur pranë vendit të quajtur “taverna mbreti i Giugliano”, pikërisht në zonën ku protestuesit dhe policia po zhvillojnë beteja për eliminimin e asaj që është quajtur “kala e plehrave".

Deformimi i tij duket qartë dhe banorët po nisin vërtet të shqetësohen për ndikimin e mbeturinave në shëndetin e tyre.

n.e/NOA

KOMENTE