Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Reagon kreu i OMONIA: Memoriali në Boboshticë, me pëlqimin e banorëve
English

Reagon kreu i OMONIA: Memoriali në Boboshticë, me pëlqimin e banorëve

Tiranë, 6 nëntor, NOA – Kreu i shoqatës minoritare OMONIA ka reaguar sot në lidhje me akuzat që janë bërë ndaj kësaj shoqate për dhunimin e varreve në Boboshticë të Korçës. Naum Disho u shpreh sot në një konferencë për mediat se memoriali i ushtarëve të vrarë gjatë luftës italo-greke në Boboshticë është ndërtuar me pëlqimin e banorëve të zonës. Nga ana tjetër, Disho ka theksuar se pamjet që kanë transmetuar mediat për dhunim varresh të banorëve të zonës kanë qenë improvizime.

“Tek platforma nuk janë bërë gërmime, pamje e eshtrave është një improvizim dashakeq”, tha kreu i OMONIA-s Disho.

Nga ana tjetër ai e ka cilësuar si të papranueshme dhe një akt të rëndë djegien që i bënë pak ditë më parë kurorave me lule që u vendosën nga autoritet greke në memorialin e ndërtuar.

“Dënojmë me forcë djegien e kurorave”, u shpreh Disho.

a.k/NOA

KOMENTE