Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
ZMK: Deputetët s’paguajnë tatime në kufi, absurde pajisja me imunitet doganor
English

ZMK: Deputetët s’paguajnë tatime në kufi, absurde pajisja me imunitet doganor

Tiranë, 6 Nëntor, NOA – Shoqata për Mbrojtjen e Konsumatorëve, një ditë pasi anëtarët e Parlamentit Europian theksuan se deputetët shqiptarë kanë “imunitet të pakufizuar”, deklaron me shqetësim se imuniteti i deputetëve shqiptarë është akoma dhe më absurd duke kapërcyer kufijtë politikë dhe duke u kthyer edhe në një imunitet fiskal doganor. Kështu, sipas saj, çdo konsumator shqiptar kur blen një pajisje elektronike në një shtet të BE mbi vlerën 50 euro, është i detyruar që të paguajë 20% taksë doganore.

Po asht,u nëse ai blen një automjet 30.000 Euro është i detyruar që të paguajë taksën doganore prej 20%.

Por nëse një deputet shqiptar blen çdo lloj pajisje apo çdo lloj makine, atëherë ai nuk paguan taksë doganore.

“Ky është një absurditet shqiptar ku pabarazia e konsumatorëve vendoset me ligj duke shkelur çdo ligj të barazisë të shtetasve”, citon ZMK..

Duke shtruar pyetjen në deklaratën e saj se në çfarë pike kemi arritur duke krijuar super-konsumatorët deputetë që paguajnë më pak se ne konsumatorët e thjeshtë?

“Kush janë këta super-qytetarë që s’paguajnë çmimin e mallit njësoj si ne të tjerët? Çfarë kanë ata më shumë se ne? Rrogat! Po ato i kanë më shumë se ne”, citon me shqetësim deklarata e ZMK-së.

Për këtë arsye, Shoqata për Mbrojtjen e Konsumatorëve u paraqit sot përballë Parlamentit Shqiptarë në një protestë simbolike me një manekin me sy të mbyllura, veshë të mbyllur, dhe gojë të mbyllur, me një tabelë të varur në qafën e manekinit që shkruhej: “Të drejtat e konsumatorëve shqiptarë janë: Mos Shih = Mos u Informo. Mos dëgjo = Mos u Eduko. Mos Fol = Mos u Anko!”.

n.e/NOA

KOMENTE