Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha nga Kopliku: Nga Vermoshi në Kakavijë, do ecim në rrugët më të mira
English

Berisha nga Kopliku: Nga Vermoshi në Kakavijë, do ecim në rrugët më të mira

Koplik, Shkodër, 7 nëntor, NOA – Pas inaugurimeve në Postribë, gjatë vizitës dyditore në veri të vendit kryeministri Sali Berisha ka marrë pjesë edhe në përurimin e nënstacioni të Koplikut, një investim që i kushtoi buxhetit të qeverisë 4 milion Euro dhe bashkë me atë të Shkodrës kap vlerën e 11 milionë Eurove.

I shoqëruar nga kryeparlamentarja Jozefina Topalli dhe deputetë të zonës, shefi i qeverisë siguroi banorët e Koplikut gjatë këtyre katër viteve qeveria do të bëjë investime të mëdha, të cilat do të ndryshojnë në mënyrë përfundimtare infrastrukturën e Malësisë së Madhe duke i dhënë asaj infrastrukturën më moderne.

Kryeministri theksoi këtu se krahas ndërtimit të autostradës së re Shkodër-Hani i Hotit, shumë shpejt do të fillojë ndërtimi i rrugës, Hani i Hotit-Vermosh.

Zoti Berisha garantoi kryetarin e Bashkisë së Shkodrës, se qeveria do të mbështesë çdo projekt për asfaltimin e rrugëve, për ndërtimin e shkollave, qendrave shëndetësore, ujësjellësve, kanalizimeve, të këtij rrethi dhe malësisë së Mbishkodrës, pa lënë mënjanë edhe projektet e fermerëve të zonës me synimin për të përmirësuar jetën e tyre.

Edhe në Koplik, shefi i ekzekutivit foli për heqjen e vizave për shqiptarët, duke e cilësuar këtë vendim i cili do të merret nesër në Bruksel, si arritjen më të madhe për liritë e shqiptarëve, të fëmijëve dhe të brezave, një arritje që sikundër tha kryeministri vjen pas shembjes së perdes së hekurt të diktaturës.

“Heqja e vizave, e shpreh kryeministri, - shndërron në një realitet të prekshëm idealin evropian të qytetarëve shqiptarë. Heqja e vizave është para së gjithash çështje dinjiteti për çdo shqiptarë, i cili do të mund të lëvizë në mbarë Evropën në liri dhe dinjitet të plotë”, theksoi ai.

Sipas kryeministrit meritë të madhe në marrjen e këtij vendimi të shumëpritur prej vitesh, kanë ata të cilët anëtarësuan Shqipërinë në NATO, kanë ata të cilët bënë, që shqiptarët të lëvizin pa viza, si dhe reformat e thella, të cilat sipas kryeministrit, do të bëjnë që nga Hani i Hotit, nga Valbona, nga Vermoshi në Kakavijë, nga Konispoli në Leskovik, qytetarët e këtij vendi dhe miqtë e tyre të ecin në rrugë të reja ndër më të mirat.

mit/NOA
KOMENTE