Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Shqiptarët sot të lëvizin të lirë, PS, alternativë e nihilizmit dhe e kutisë
English

Berisha: Shqiptarët sot të lëvizin të lirë, PS, alternativë e nihilizmit dhe e kutisë

Postribë, 7 nëntor, NOA – Kreu i qeverisë Sali Berisha ka deklaruar se alternative që i jap vendo sot opozita është ajo e nihilizmit dhe e kutisë. Deklarata e kreut të qeverisë u bë gjatë një vizitë në Postribë, ku përuroi përfundimin e punimeve për rikonstruksionin e rrugës Qendër – Mes, rrugën Kala Drisht, Kodër – Boks si dhe shëtitoren Ura e Mesit.

“Sot ne jemi së bashku në një përpjekje të madhe, të ndershme, serioze për ta ndryshuar çdo ditë Postribën, Shkodrën dhe Shqipërinë. Por krahas kësaj qëndron alternativa e mohimit, nihilizmit, e shpifjes dhe e trillimit e opozitës, e cila është në gjendje ti ofrojë shqiptarëve vetëm kutitë”, deklaroi kreu i mazhorancës.

Berisha u shpreh se liberalizimi i vizave është një proces që qytetarët e kanë merituar. Ai ka përmendur dhe luftën që ka bërë kundër komunizmit zona e Postribës.

Nga ana tjetër ai ka theksuar se qeveria ka luftuar korrupsionin duke sjellë më shumë garanci për partnerët ndërkombëtarë.

“E realizuam heqjen e vizave, sepse së bashku luftuan korrupsionin dhe bëmë të mundur, që këtu në Postribë, në Shkodër, në Tropojë, në Kukës, Gjirokastër, Sarandë, Tepelenë në mbarë vendin të investohen në katër vjet më shumë se në 20 vite të marra së bashku”, tha ai.

Berisha ka theksuar se do të ketë edhe më shumë investime për këtë zonë. “Unë kam ardhur sot në Postribë për të dhënë fjalën, se çdo metër katror, çdo metër linear i rrugëve dhe rrugicave të kësaj komune do të asfaltohet. Shkollat e kësaj komune do të rindërtohen, ujësjellësit dhe kanalizimet në të gjithë zonën. Postriba turistike duhet të jetë Postriba e infrastrukturës më moderne dhe ne së bashku do ta ndërtojmë atë”, tha Berisha.

Duke u ndalur në alternativën e opozitës, Berisha kërkoi nga qytetarët që të pyesin lidershipin e majtë se cila është alternativa që u jep qytetarëve.

“Ju keni kaq kohë që i dëgjoni ata, ju bëj thirrje në ndërgjegjen tuaj, bëni një pyetje çfarë ofroni ju zotërinj për ne. Mirë kjo qeveri paska të meta, por ju çfarë ju ofroni qytetarëve shqiptarë, kutitë, kutitë dhe vetëm kutitë . A jeni ju dëshmitarë të qëndrimeve të tyre të egra kundër letërnjoftimeve elektronike dhe pasaportave biometrike”, tha Berisha.

Ai u shpreh se PS-së deklaroni se ishin 70 mijë letërnjoftime janë fallco. “Këta zotërinj filluan grevën e urisë pikërisht muajin që do të merrej vendimi më i rëndësishëm për ju, për lëvizjen e lirë. A jeni dëshmitarë që këta zotërinj në fillim të këtij vendimi shpallën protestën popullore si mjet për ta bllokuar atë’, tha ai.

a.k/NOA

KOMENTE