English

Bundesliga, Shalke feston fitoren e parë në fushën e vet

Berlin, 7 nëntor, NOA – Ekipi i Shalke 04 festoi në kampionatin gjerman të futbollit fitoren e parë të shumëpritur në fushën e vet.

Në hapje të javës së njëmbëdhjetë lojtarët e Shalkes fituan 3:0 kundër ekipit Zankt Pauli. Çiftet e tjera të kësaj jave janë: Hamburg - Hofenhajm, Frankfurt - Volfsburg, Mënhengladbah - Bajern, Frajburg - Mainc, Nyremberg - Këln, Hanover - Dortmund, Leverkuzen - Kaizerslautern dhe Shtutgart - Bremen.

NOA/DV

KOMENTE