Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Aksidenti me autobusin, dasma pasoi mortin për disa dasmorë
English

Aksidenti me autobusin, dasma pasoi mortin për disa dasmorë

Mallakastër, 8 Nëntor 2010 NOA Update – Aksidenti që ndodhi sonte në rrugën kombëtare që lidhi Fierin me Tepelenën, kishte për viktima edhe disa dasmorë të cilët ishin kthyer pas një dasme ku i ishin gëzuar bashkimit në martesë të afërmve të tyre.

Në autobus, gjendeshin rreth 50 persona, dëshmitarët flasin për 49 udhëtarë dhe shoferi i autobusit që ishte një shtetas grek.

Raportohet jozyrtarisht se në aksident kanë gjetur vdekjen rreth nëntë vetë si dhe 18 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Kurse të mbijetuar kanë arritur të dalin gjallë dhe pa dëmtime serioze trupore, pjesa tjetër e pasagjerëve.

Policia nuk jep të dhëna zyrtare për fatin e shoferit të autobusit të aksidentit.

Sakaq, të plagosurit janë dërguar në spitalet e Tepelenës, Mallakastrës dhe Fierit.

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se është vendosur në gatishmëri për të përballuar pasojat e kësaj tragjedie rrugore.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 20.00, të mbrëmjes së sotme në rrugën nacionale Fier-Tepelenë, në fshatin Ziaj, të Komunës Fratar.

autobusi i linjës Tiranë –Athinë, me targë INB 9900, me drejtues mjeti shtetasin grek Tomas Tsogas, si pasojë e humbjes së kontrollit mbi mjetin, ka rënë në një distancë rreth 100 metra.

Për menaxhimin e këtij aksidenti të rëndë dhe dhënien e ndihmës personave të dëmtuar, menjëherë janë angazhuar strukturat e Drejtorive të Policisë së Qarqeve Gjirokastër dhe Fier, si dhe të Komisariateve të Policisë Fier, Tepelenë dhe Ballsh.

Në operacionin e shpëtimit janë angazhuar gjithashtu dhe rreth 100 forca të FNSH, si dhe forca të Repartit Special RENEA.

Po ashtu janë angazhuar shërbimi zjarrfikës, si dhe ai Spitalor i rretheve Fier dhe Tepelenë.

Pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë është ngritur një grup pune, i cili po koordinon gjithë veprimet e shërbimeve të policisë në vendngjarje.

Nga të dhënat e deritanishme rezulton se nga ky aksident i rëndë kanë humbur jetën nëntë persona.

Ndërkohë nga forcat e policisë që ndodhen në vendngjarje, deri në këto momente është bërë e mundur që të nxirren nga autobusi 20 pasagjerë, të cilët kanë marrë dëmtime të lehta dhe janë dërguar për të marrë ndihmën e parë pranë strukturave spitalore.

Aktualisht në vendngjarje vazhdon puna e strukturave të Policisë së Shtetit, për t’u ardhur në ndihmë të dëmtuarve të tjerë nga ky aksident i rëndë.

Ndërkohë grupi hetimor i ngritur për hetimin e kësaj ngjarjeje të rëndë, në përfundim të veprimeve të kryera, do të bëjë dhe zbardhjen përfundimtare të shkakut dhe të rrethanave të këtij aksidenti.

e.r/NOA

Lexoni te gjitha detajeet:

Zyrtare: 8 të vdekur e 41 të plagosur në autobusin e ALB Trans

Në foto: Nje grua e plagosur ne aksidentin automobilistik ne aksin rrugor Fier-Tepelene, ne afersi te fshatit Ziaj te komunes se Fratarit, e shtruar ne spitalin e Fierit. Ne kete aksident kane humbur jeten 9 persona dhe rreth 40 te tjere jane plagosur. NOA/LSA

Lexoni gjithcka mbi ngjarjen tragjike
KOMENTE