Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Isa Mustafa: Dyert e LDK-së janë të hapura
English

Isa Mustafa: Dyert e LDK-së janë të hapura

Prishtinë, 8 nëntor, NOA - Kryetari i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, i tha BBC-së se të gjitha subjektet politike në vend, së bashku me LDK-në, duhet të sigurojnë që zgjedhjet e 12 dhjetorit të jenë legjitime dhe që edhe rezultati i tyre të jetë legjitim.

Në të kundërtën, tha ai, do të dështojë shtet-ndërtimi i Kosovës në këtë fazë. Mustafa ka shfaqur synimin e partisë së tij që të fitojë në zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe që të qeverisë me vendin në periudhën e ardhshme.

Ai tha se LDK-ja do të orientohet që të bëjë koalicione paszgjedhore me ato subjekte dhe parti politike me të cilat 'ka afërsi programore'.

Kryetari i komunës së Prishtinës fitoi të dielën zgjedhjet për kryetar të partisë në Kuvendin e shtatë të LDK-së, me një shumicë votash ndaj rivalit të tij, kryetarit të deritashëm Fatmir Sejdiu.

Në një bisedë me BBC-në zoti Mustafa tha se LDK-ja do të jetë një forcë integruese në të ardhmen dhe do të jetë bashkëpunuese dhe e hapur për të gjithë, përfshirë edhe ata që e kanë lëshuar atë.

Z.Mustafa, pas përfundimit të punimeve të Kuvendit të LDK-së, a mund tw na jepni një vlerësim për procesin brenda partisë suaj.

E vlerësoj si një proces të shkëlqyer, proces që do të jetë i qëndrueshëm në të ardhmen. Sepse vlerësoj se të gjitha zgjedhjet që janë bërë deri më tani në organizatat e LDK-së, qoftë në nivel aktivi, dege a nëndege, si dhe këto që u bënë në nivel qendror e që ishin shumë transparente, janë zhvilluar në baza të forta demokratike, mbi një bazë të tolerancës dhe unitetit. Të gjitha janë legjitime sepse kemi patur legjitimitetin e plotë të delegatëve që kanë marrë pjesë në Kuvendin VII, nga baza dhe besoj se kjo na siguron një bazë të fortë që ne të punojmë shumë më mirë në të ardhmen që zgjidhjet që i bëjmë në të ardhmen të jenë zgjidhje të qëndrueshme; sa i përket alternativave por edhe përparësive të realizimit të programit të LDK-së, sa i përket edhe hapjes së LDK-së për njerëz të rinj, sepse ne asesi nuk e konsiderojmë se me këtë i kemi mbyllur dyert e LDK-së. Unë mendoj se tani ne i kemi hapur dyert e LDK-së.

Keni marrë detyrën në një periudhë shumë të rëndë edhe për LDK-në, në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Por, ju e morët drejtimin e partisë në një kohë kur ajo dukej sikur po përçahej. Cilat do të jenë vizionet tuaja për LDK-në, marrë parasysh edhe listat e tjera që kanë dalë nga partia?

Mendoj se LDK-ja do të jetë një forcë integruese në të ardhmen dhe si e tillë do të veprojë. Ne do të jemi bashkëpunues dhe të hapur për të gjithë. Me këtë nuk do të pengojmë që çdo njëri ta masë veten në këto procese të fushatës dhe të zgjedhjeve. Mendojmë se vendi i çdonjërit është në LDK dhe ne duhet që partinë ta organizojmë dhe ta forcojmë si një fuqi të përbashkët politike e cila, siç e kemi parë deri më tani, mundëson mendime dhe zëra dhe të ndryshëm. Të gjitha ata që dëshirojnë që edhe ndryshe të mendojnë dhe të veprojnë vendin e kanë këtu sepse ne mund të lidhemi për një objektiv të përbashkët dhe ai është ndërtimi i shtetit ligjor të Kosovës, ndërtimi i ekonomisë, zhvillimi ekonomik, ndalja e varfërisë dhe rritja e punësimit të të rinjve dhe natyrisht zgjidhja e problemeve aktuale me të cilat po përballemi në Kosovë e që kanë të bëjnë me qeverisjen apo shtrirjen e pushtetit në tërë territorin e Kosovës.

Zoti Mustafa jemi në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë. Cili është qëndrimi dhe vizioni juaj për këtë proces?

Unë e konsideroj si një proces mjaft të vështirë zgjedhor sepse po mbahet në një kohë shumë të shkurtër. Mendoj se edhe subjektet e tjera e kanë të vështirë që t’i përshtaten kësaj periudhe. Por, ne do të bëjmë çdo gjë që ta përballojmë këtë proces, që ne t’i ndihmojmë këtij procesi që ai të jetë i suksesshëm. Ne nuk do të mund të krenohemi nëse suksesi do të dështojë, për arsye se me këtë do të dështojë edhe shtetndërtimi i Kosovës në një fazë. Ne ia kemi borxh edhe Kosovës por edhe shtetësisë sonë që ne të bëjmë çdo gjë që zgjedhjet të jenë legjitime dhe që rezultati i tyre të jetë legjitim. Unë këtu e shoh përgjegjësinë tonë si LDK, të cilën ne duhet ta realizojmë por edhe të subjekteve të tjera politike dhe të faktorit ndërkombëtar, i cili ka investuar shumë në Kosovë.

Keni qenë kritiku më i madh i qeverisë së përbërë nga PDK-ja dhe LDK-ja. Keni kërkuar edhe daljen e partisë suaj nga qeverisja. Cilat janë synimet tuaja për periudhën paszgjedhore?

Synimet tona janë që ne të fitojmë, të jemi të parët dhe të qeverisim me Kosovën në periudhën e ardhshme. Këtë qeverisje me Kosovën, ne nuk e personalizojmë, as unë nuk e personalizoj se cili do të jetë në krye të qeverisë apo brenda ekipit qeverisës. Mirëpo unë dua që ata të jenë njerëz të përgjegjshëm, që kanë ekspertizë profesionale në mënyrë që të realizojmë qëllimet, njerëz që do të jenë të pranueshëm për opinionin, për qytetarët dhe votuesit dhe që do ta kenë besimin e tyre. Sepse pa një besim të ndërsjellë të ekipit që do të qeverisë dhe të qytetarëve, ne do të kemi, sigurisht, boshllëqe në realizimin e objektivave tona.

Mund të flisni për koalicionet e mundshme paszgjedhore?

Mendoj se duhet të llogarisim edhe në ato. Ne objektivisht do të orientohemi në koalicion me ato subjekte dhe parti me të cilat kemi afërsi sa i përket programit ose kemi besim të plotë në sjelljet tona dhe përgjegjësinë për realizimin e qeverisjes dhe nuk e përjashtoj këtë. Por, tani për tani është herët të thuhet, sepse duhet të konsultohemi edhe me Kryesinë dhe Këshillin Qendror në këto dy ditë në mënyrë që të kemi orientimet e qarta për këtë.

BBC

KOMENTE