English

Kreu i qeverisë: Shqiptarët, jo më të ndarë për së gjalli

Tiranë, 8 nëntor, NOA Update – “Sot shqiptarët nuk do jenë më të ndarë për së gjalli me njerëzit e tyre të dashur, pikërisht ata që janë ndër banorët më të vjetër të këtij kontinenti”.

Kështu ka shtuar në komentet e tij mbi vendimin për liberalizimin e vizave me Shqipërinë, që Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian sapo votoi në unanimitet të plotë vetëm pak minuta më parë.

Në këtë mënyrë, sipas Berishës, shqiptarët nuk do të kenë më kufizim për të lëvizur në hapësirën e tyre të lirisë.

Duke e cilësuar si një vendim plotësisht të merituar, ai tha se u bë i mundur vetëm e vetëm pas zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, e pasi qeveria u faktoi faktorëve ndërkombëtarë se ai ka vullnet të hekurt për të respektuar votën e lirë të shqiptarëve.

Duke përmendur më pas, edhe sistemin më modern në menaxhimin e kufijve, pajisjen me dokumentat më moderne dhe të shkëlqyera për të gjithë shqiptarët etj.

n.e/NOA

KOMENTE